Cannot call API for app 222116127877068 on behalf of user 4776770865690261
Lëvizja BESA: Bujar Osmani pranoi se për Sërbinë prioritet ka Rusia dhe jo Ballkani i Hapur
Në intervistën e fundit të ministrit për punë të jashtme Bujar Osmani ai mes tjerave pranoi se në rast se realizohej vizita e Lavrovit në Beograd do ishte vendosur në pikëpyetje mbajtja e takimit të “Open Balkan” në Ohër. Me ose pa vetëdije Osmani pranoi se kur është në pyetje Rusia, Vuçiç dhe politika sërbe […]
Lëvizja BESA: Çka feston BDI-ja?
Kriza ekonomike nëpër të cilën kalon vendi është tejet e vështirë, për çdo ditë mirëqenia është në nivelin më të ulët. Shtrenjtimi i derivateve të naftës, rritja e çmimit të produkteve ushqimore, rritja e çmimit të energjisë elektrike e shumëçka tjetër është e papërballueshme për çdo familje në vend. Duke u përballur me këtë krizë të madhe, Tetova këto ditë u përball edhe me fatkeqësi natyrore, rreshjet e rrëmbyeshme të shiut bllokuan qytetin e Tetovës së bashku me fshatrat e Malësisë. Dy ditë pas vërshimeve, Tetovën e kaploi tymi i zi, një zjarr i madh shpërtheu në një depo fabrike në Tetovë. Pas gjjithë këtyre vështirësive dhe momenteve kritike, BDI po e sheh të arsyeshme të festoj në Tetovë, pikërisht në sheshin “Iliria“, ku qeveria në të cilën bën pjesë BDI nuk e pa të arsyeshme të vijë në Tetovë dhe të shoh çfarë ndodh. Çfarë feston BDI në Tetovë, vërshimet të cilat kapluan Tetovën, apo dëshirojnë të bëjnë festë se qytetarët i kanë të shprazur frigoriferët. Apo po festojnë djegien e fabrikës. A, nuk ju vjen turp që para këngëtarëve të cilët do paguhen nga 8000 euro t’i nxjerrim qytetarët të cilët nuk kanë qindarka në xhep? Çdo mendje e shëndosh do kishte reflektuar për t’u anuluar ky koncert, por si duket qejfet e tyre janë përpara popullit dhe fatkeqësive të tyre! 03.06.2022
Lëvizja BESA: BDI të tregoj ku i merr paratë e koncertit!
Partia shqiptare e cila do të festoj 20 vjetorin e themelimit me një mega koncert me këngëtarë të estradës shqiptare, do t’i kushtoj me mijëra euro. Obligimi i tyre si subjekt politik është të tregojnë se me çfarë parash do t’i paguajnë këngëtarët në këtë krizë globale me çmime statosferike. BDI të bëj transparente të gjitha detajet për këtë mega koncert mijëra eurosh. Ky subjekt politik në vend që parat e tyre t’i destinojë në zbutjen e krizës së qytetarëve, ata po i shfrytëzojnë për aheng, duke e ditur se pjesa më e madhe e qytetarëve nuk kanë para as për një thes miell. Lëvizja BESA kërkon urgjentisht mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe rrëzimin e kësaj qeverie që për synim ka vetëm krimin, korrupsionin dhe pasurimin e disa individëve në kurriz të qytetarëve. Lëvizja BESA 02.06.2022
Lëvizja BESA: Qeveria po dërgon shtetin në falimentim
Masat e ndërmarra për zbutjen e krizës ekonomike që skaduan në mesnatë dëshmojnë se Qeveria po mundohet të mbajë shtetin “në aparate”. Populizmi afatshkurtë po dëmton rëndë ekonominë e vendit dhe fakti që në kohë nuk u vazhduan masat dhe nuk u propozuan hapa të tjerë konkret për zbutjen e krizës ekonomike dëshmon se shteti është para falimentimit dhe se arka e buxhetit është e zbrazur. Qeveria nuk ka asnjë vizion për të zbutur shtrenjtimin e çmimeve që nga produktet bazë deri te energjia elektrike dhe derivatet e naftës. Paratë e qytetarëve menaxhohen nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët po varfërojnë për çdo ditë popullin dhe po zhytin shtetin në krizë të thellë. Këtë gje duhet urgjentisht ta ndalojme dhe fatin e popullit dhe gjeneratave të ardhëshme mos të lejojmë të jetë në duart e Qeverisë aktuale, e cila është zhytur në krim dhe korrupsion. Shteti ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm që do udhëheqin institucionet ndershëm dhe me transparencë, prandaj mënyra më e mirë për të ndalur këtë menaxhim të keq të financave të vendit duhet të shkohet sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Lëvizja BESA 01.06.2022
Lëvizja BESA zgjedh nënkryetarët dhe sekretarin gjeneral
KOMUNIKATE Sot, me datë 31.05.2022, kryesia qendrore e Lëvizjes BESA mbajti mbledhjen e saj të parë ku u zgjodhën organet e partisë duke filluar nga nënkryetarët, sekretarin gjeneral si dhe zëdhënësin e partise. Me shumicë votash kryesia qendrore për nënkryetar zgjodhi, Fatmir Limanin, Blerim Sejdiun dhe Besa Kadriun. Po ashtu, sekretar gjeneral u zgjodh Abdush Demiri, ndërsa zëdhënës i partisë u zgjodh Faruk Avdiu. Gjithashtu, në këtë mbledhje u diskutua edhe mbi situatën politike në vend dhe se cilat veprime duhet të merren më tej. Lëvizja BESA konsideron se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opsioni i duhur pasi qeveria aktuale nuk ka kredibilitet për të udhëhequr me të ardhmen e vendit dhe se vendi duhet të shkoj sa më parë në zgjedhje parlamentare. Lëvizja BESA 31.05.2022
Lëvizja BESA: 9 Maji është “Dita e Evropës” dhe e protestës më të madhe në Maqedoninë e Veriut
Sot, më 9 Maj përkujtojmë ditën e Evropës, përkujtojm hapin e parë drejt krijimit të Bashkimit Evropian projekt ky që do të sillte paqe, vëllazëri dhe bashkëpunim ndërfqinjësorë. Pikërisht, në këtë drejtim janë edhe politikat tona, properëndimore dhe në luftë me kohën për t’u bërë edhe ne pjesë e kësaj aleance. Në këtë frymë dhe […]
Kryetari Kasami: Mbështesim protestat e sindikatave
Me 1 Maj përkujtojmë ditën e punëtorëve ose të njohur ndryshe si protestën për të drejtat e punëtorëve. Sot, kur në vendin tonë punonjësit nuk marrin pagat e merituara gjithë angazhimi ynë është në mbështetje të sindikatave që kërkojnë të drejta më të mëdha për punëtorët. Mirënjohje për të gjithë punëtorët në sektore të ndryshme […]
Lëvizja BESA: BDI gënjeu, mbështesim vazhdimin e grevës së punonjësve të arsimit
BDI-ja me metodat e saja të ulta po gënjen çdo ditë e më shumë qytetarët. BDI gënjeu përsëri se “gjoja” kanë arritur marrëveshje që mësimi të fillojë të hënën. Edhe pse përmes komunikatës partiake e paralajmëruan ditë më parë një gjë të tillë, por kjo nuk ndodhi. Tentativa e sotshme për të arritur marrëveshje mes […]
Lëvizja BESA: Me këtë qeveri korrupsioni është shtrirë në çdo nivel të sistemit shtetëror
Korrupsioni nuk luftohet me njerëz të përfshirë në krime, të cilët i kanë të thelluara duart në krime dhe keqpërdorime. Rasti i mbrëmshëm edhe njëherë tregoi se persona të autorizuar kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, për përfitime personale. Qeveria aktuale është e përlyer me korrupsion, duke filluar nga udhëheqësia më e lartë shtetërore e cila “gjoja“ se ka filluar të reflektoj (por detyrueshëm zbulohet nga gazetaria hulumtuese), deri tek niveli më i ulët i administratës. Me këtë dëshmohet se korrupsioni është në çdo fushë të vendit dhe kjo për ne si Lëvizja BESA është tepër shqetësuese. Fatkeqësisht, korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisë. Andaj, ne nuk do të lejojmë që persona të zhytur në korrupsion të organizuar të marrin kontrollin mbi shtetin dhe të dëmtojnë interesin publik, duke e zëvendësuar sundimin e ligjit me krim. Korrupsioni dëmton, dobëson, dhe në fund shkatërron themelet në të cilat qëndron demokracia e vendit. Me rastet e publikuara, edhe njëherë u dëshmua pa’aftësia e kësaj qeverie në luftën kundër korrupsionit, prandaj edhe ne si parti politike konstatojmë se vendi sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje të shpejta parlamentare, për të shpëtuar nga katastrofa që e pret me këto “udhëheqës” ! Me respekt, Zyra për Informim Lëvizja BESA
Lëvizja BESA: Mbështesim grevën e mësimdhënësve
KOMUNIKATË Lëvizja BESA e mbështet grevën e mësimdhënësve dhe kërkesat e tyre për një pozicion më dinjitoz në shoqëri, sepse pagat e të punësuarve në arsim janë nën dinjitetin e jetës profesionale. Ashtu siç është e garantuar me ligj e drejta për mësim, ashtu është e garantuar edhe e drejta për grevë si e drejtë […]
Bilall Kasami: Në këto momente të vështira bashkëndjejmë dhembjen me popullin Ukrainas!
Në cilësinë e kryetarit të partisë “Lëvizja BESA” dhe të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me zëvendës-kryetarin Arjanit Hoxha sot ishin në vizitë në Ambasadën e Ukrainës në Shkup ku realizuan takim me ambasadoren Natalia Zadorozhny, për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin me popullin e Ukrainës. Po ashtu kryetari Kasami, si […]
Zëvendëskryetari Hoxha: Regjistrimi vërtetoi se me BDI në qeveri, ikja e shqiptarëve nga vendlindja është masovike
Më shpalljen e rezultateve për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut hapen shumë debate që duan analiza të thella por edhe përgjegjësi nga forcat politike që duke dashur të ruajnë eksluzivitetin dhe mos pasjen transparencë, sot e marrin mbi vete gjithë barën historike të një procesi i cili për fat të keq ka hapur […]
Kryetari Bilall Kasami zhvillon takim me bashkë-presidentin e këshillit nacional të Partisë Socialiste të Zvicrës
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me anëtarët e kuvendit qendror Besa Kadriu dhe Besir Zeqiri, realizuan takim me bashkë-presidentin e këshillit nacional të Partisë Socialiste të Zvicrës, Cédric Wermuth si dhe asambleistin shqiptar z.Reis Luzhnica! Në takim u diskutua situata e përgjithshme politike në Evropë dhe nevoja e inkuadrimit të Maqedonisë së […]
Lëvizja BESA – Kërçovë: Të ndërpritet krimi i organizuar me prerjen e pyjeve në Kërçovë, përndryshe do bllokojmë rrugët
Të nderuar përfaqësues të mediave, Të dashur qytetarë, Jemi tubuar sot këtu para ndërmarjes për ekonomi të drurit “Pyjet Nacionale” për të ngritur zërin kundër krimit që po ndodh me prerjen masive dhe të pakontrolluar të pyjeve në Kërçovë. Më saktësisht, këtu në lokalitetin “Krushinë” është duke ndodhur një masakë ndaj natyrës, ku me format më të egra është duke ndodhur prerja e druve, sidomos në këtë lokalitet ku po përdoret nga shumë qytetarë si një lokacion ku ushtrohet veprimtaria e turizmit malor. Ky dhunim që po i bëhet natyës dhe malit në këtë lokalitet është një veprim kriminogjen i cili po kalon heshturazi në sytë e gjithë institucioneve kompetente duke i bërë ata bashkautorë të këtyre veprimeve kriminale. Kjo dukuri duhet të ndërpritet menjëherë, andaj i apelojmë institucioneve kompetente përfshirë këtu edhe inspektoratittë Komunës së Kërçovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që në formë të organizuar të ndërmarin akcione për ndërprerjen e prerjes ilegale dhe të pa kontrolluar nga ana e grupeve kriminale të cilat kemi indikacione të sakta që janë të lidhur si me njësinë rajonale të “Pyjeve Nacionale” në Kërçovë ashtu edhe me struktura të caktuara në MPB dhe inspektoratin për pylltari. Në rast se kërkesa jonë nuk meret parasysh, dhe gjithçka vazhdon ashtu si është duke ndodhur ne do radikalizojmë protestat duke bllokuar rrugët dhe duke mos lejuar që kjo bukuri natyrore që na është falur këtu në qytetin tonë të shkatrohet nga keqbërës kriminele të cilët shohin vetëm përfitimet e tyre dhe jo të mirën e përgjithshme të gjithë qytetarëve. Nga këtu paralajmërojmë bllokada të rrugëve, të cilat shpien deri te lokaliteti i njohur si “Krushina“, për të parandaluar krimin e organizuar nëse organet kompetente nuk ndërmarrin veprime konkrete mbrënda ditës. Lëvizja BESA – Kërçovë 12.03.2022
Lëvizja BESA: Vërtetohen vlerësimet tona se kjo Qeveri nuk ka kapacitet për të udhëhequr me shtetin!
Pas paraqitjes të fundit ku përmes analizës të parametrave ekonomik propozuam një sërë masash për zbutje të krizës ekonomike, Qeveria aktuale së paku pjesërisht dëgjoi propozimet tona por edhe njëherë u dëshmua vlerësimi jonë se kjo Qeveri nuk ka as dije as ide se si të udhëheqë me shtetin. Këtë e vërteton edhe fakti se […]
Demiri: Gjithçka po shtrenjtohet, Qeveria të zvogëlojë tatimet dhe akcizat
Të nderuar përfaqësues të mediumeve, Maqedonia e Veriut është duke hyrë në një krizë të thellë ekonomike, krizë kjo që për fat të keq i ka ra në hise ta menaxhojë kësaj qeverie e cila nuk ka kapacitet dhe potencial të reagojë në kohë për të gjetur zgjidhjet adekuate dhe kjo edhe më shumë […]
Delegacioni i Lëvizjes BESA vizitojë Prekazin
KOMUNIKATË Epopeja e UÇK-së është pika kulmore historike e kombit tonë. Sakrifica legjendare e komandantit, Adem Jashari dhe familjes së tij janë sublimim i synimeve shekullore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot, delegacioni i Lëvizjes BESA i përbërë nga kryetari Bilall Kasami, zv/kryetari Arjanit Hoxha, anëtarët e kuvendit qendror Adnan Azizi dhe Fatmir Limani […]
Lëvizja BESA mbajti kongresin e dytë
KOMUNIKATË Sot në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, Lëvizja BESA mbajti kongresin e saj të dytë. Në kongres ishin të pranishëm 505 delegatë të cilët miratuan ndryshimet statutore të Lëvizjes BESA. Delegatët ia dhanë besimin Bilall Kasamit që edhe një mandat të udhëheqë me Lëvizjen BESA. Sipas statutit të ri, Lëvizjes BESA i është shtuar […]
Lëvizja BESA dënon sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës
Sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës paraqet një nga aktet më të rënda me të cilin po ballafaqohet Evropa që pas luftës të dytë botrore. Papërgjegjësia e Rusisë ndaj paqes dhe sigurisë globale mund të sjellë në pasoja të rënda që përveç humbjeve në aspektin ekonomik për fat të keq do sjellin edhe humbjen e […]
Lëvizja BESA uron 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Pavarësia e Kosovës është ndër festat më të rëndësishme në historinë tonë. Pas shumë vuajtjeve, luftë, trysni dhe ndalim të fjalës së lirë, Kosova arriti që më 17 shkurt të vitit 2008 të shpallet shtet i pavarur dhe demokratik. Në 14 vjetorin e saj, Lëvizja BESA uron gjithë qytetarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët kudo […]