Kryetari Kasami uron kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka uruar Kryeministrin e sapo zgjedhur të Kosovës, Albin Kurti.

I nderuar Kryeministër z.Albin Kurti

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA t’ju uroj për detyrën e re juve dhe kabinetit tuaj qeverisës.

Kosova para vetes ka shumë sfida, të brendshme e të jashtme, të cilat shpresoj dhe besoj se do t’i kaloni me dinjitet dhe përpikshmëri.

Ashtu siç jeni deklaruar gjithmonë, e siç keni vepruar si opozitar, shpresoj që tanimë edhe si kryeministër të punoni në interes të Kosovës dhe shqiptarëve.

Urime edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës zgjedhjen e Qeverisë së re, me shpresë se do t’i përfaqësojë denjësisht.

22.03.2021

Lëvizja BESA

Bilall Kasami, kryetar.