Lëvizja BESA: Me këtë qeveri korrupsioni është shtrirë në çdo nivel të sistemit shtetëror

Lëvizja BESA: Me këtë qeveri korrupsioni është shtrirë në çdo nivel të sistemit shtetëror

Korrupsioni nuk luftohet me njerëz të përfshirë në krime, të cilët i kanë të  thelluara duart në krime dhe keqpërdorime. Rasti i mbrëmshëm edhe njëherë  tregoi se persona të autorizuar kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, për përfitime  personale.   Qeveria aktuale është e përlyer me korrupsion, duke filluar nga udhëheqësia më e  lartë shtetërore e cila “gjoja“ se ka filluar të reflektoj (por detyrueshëm zbulohet  nga gazetaria hulumtuese), deri tek niveli më i ulët i administratës. Me këtë  dëshmohet se korrupsioni është në çdo fushë të vendit dhe kjo për ne si Lëvizja  BESA është tepër shqetësuese. Fatkeqësisht, korrupsioni është i përhapur në të  gjitha nivelet e qeverisë.  Andaj, ne nuk do të lejojmë që persona të zhytur në korrupsion të organizuar të  marrin kontrollin mbi shtetin dhe të dëmtojnë interesin publik, duke e  zëvendësuar sundimin e ligjit me krim. Korrupsioni dëmton, dobëson, dhe në fund  shkatërron themelet në të cilat qëndron demokracia e vendit.  Me rastet e publikuara, edhe njëherë u dëshmua pa’aftësia e kësaj qeverie në  luftën kundër korrupsionit, prandaj edhe ne si parti politike konstatojmë se vendi  sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje të shpejta parlamentare, për të shpëtuar  nga katastrofa që e pret me këto “udhëheqës” !  Me respekt,  Zyra për Informim  Lëvizja BESA​ 

 Lëvizja BESA: Mbështesim grevën e mësimdhënësve

Lëvizja BESA: Mbështesim grevën e mësimdhënësve

KOMUNIKATË Lëvizja BESA e mbështet grevën e mësimdhënësve dhe kërkesat e tyre për një pozicion më dinjitoz në shoqëri, sepse pagat e të punësuarve në arsim janë nën dinjitetin e jetës profesionale. Ashtu siç është e garantuar me ligj e…

 Bilall Kasami: Në këto momente të vështira bashkëndjejmë dhembjen me popullin Ukrainas!

Bilall Kasami: Në këto momente të vështira bashkëndjejmë dhembjen me popullin Ukrainas!

Në cilësinë e kryetarit të partisë “Lëvizja BESA” dhe të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me zëvendës-kryetarin Arjanit Hoxha sot ishin në vizitë në Ambasadën e Ukrainës në Shkup ku realizuan takim me ambasadoren Natalia Zadorozhny,…

 Lëvizja BESA – Kërçovë: Të ndërpritet krimi i organizuar me prerjen e pyjeve në Kërçovë, përndryshe do bllokojmë rrugët

Lëvizja BESA – Kërçovë: Të ndërpritet krimi i organizuar me prerjen e pyjeve në Kërçovë, përndryshe do bllokojmë rrugët

Të nderuar përfaqësues të mediave,  Të dashur qytetarë,  Jemi tubuar sot këtu para ndërmarjes për ekonomi të drurit “Pyjet Nacionale” për të ngritur zërin  kundër krimit që po ndodh me prerjen masive dhe të pakontrolluar të pyjeve në Kërçovë.  Më saktësisht, këtu në lokalitetin “Krushinë” është duke ndodhur një masakë ndaj natyrës, ku me  format më të egra është duke ndodhur prerja e druve, sidomos në këtë lokalitet ku po përdoret  nga shumë qytetarë si një lokacion ku ushtrohet veprimtaria e turizmit malor.  Ky dhunim që po i bëhet natyës dhe malit në këtë lokalitet është një veprim kriminogjen i cili po  kalon heshturazi në sytë e gjithë institucioneve kompetente duke i bërë ata bashkautorë të këtyre  veprimeve kriminale.  Kjo dukuri duhet të ndërpritet menjëherë, andaj i apelojmë institucioneve kompetente përfshirë  këtu edhe inspektoratittë Komunës së Kërçovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që në  formë të organizuar të ndërmarin akcione për ndërprerjen e prerjes ilegale dhe të pa kontrolluar  nga ana e grupeve kriminale të cilat kemi indikacione të sakta që janë të lidhur si me njësinë  rajonale të “Pyjeve Nacionale” në Kërçovë ashtu edhe me struktura të caktuara  në MPB dhe  inspektoratin për pylltari.  Në rast se kërkesa jonë nuk meret parasysh, dhe gjithçka vazhdon ashtu si është duke ndodhur ne  do radikalizojmë protestat duke bllokuar rrugët dhe duke mos lejuar që kjo bukuri natyrore që na  është falur këtu në qytetin tonë të shkatrohet nga keqbërës kriminele të cilët shohin vetëm  përfitimet e tyre dhe jo të mirën e përgjithshme të gjithë qytetarëve.  Nga këtu paralajmërojmë bllokada të rrugëve, të cilat shpien deri te lokaliteti i njohur si  “Krushina“, për të parandaluar krimin e organizuar nëse organet kompetente nuk ndërmarrin  veprime konkrete mbrënda ditës.  Lëvizja BESA – Kërçovë  12.03.2022 

 Delegacioni i Lëvizjes BESA vizitojë Prekazin

Delegacioni i Lëvizjes BESA vizitojë Prekazin

KOMUNIKATË Epopeja e UÇK-së është pika kulmore historike e kombit tonë. Sakrifica legjendare e komandantit, Adem Jashari dhe familjes së tij janë sublimim i synimeve shekullore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot, delegacioni i Lëvizjes BESA i përbërë nga…