Lëvizja BESA është duke përcjellë me vëmendje situatën aktuale politike në vend dhe sidomos në drejtim të zhbllokimit të procesit euro-integrues të vendit pas propozimit francez. Edhe njëherë rikonfirmojmë pozicionin e Lëvizjes BESA se integrimi i vendit në Bashkimin Evropian…
KOMUNIKATE Lëvizja BESA mbështet fuqishëm rrugëtimin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut prandaj çdo veprim politik i cili do ndihmonte procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe nuk do cënon interesin e shqiptarëve në vend, do të ketë…
Në intervistën e fundit të ministrit për punë të jashtme Bujar Osmani ai mes tjerave pranoi se në rast se realizohej vizita e Lavrovit në Beograd do ishte vendosur në pikëpyetje mbajtja e takimit të “Open Balkan” në Ohër. Me…
Kriza ekonomike nëpër të cilën kalon vendi është tejet e vështirë, për çdo ditë mirëqenia është në nivelin më të ulët. Shtrenjtimi i derivateve të naftës, rritja e çmimit të produkteve ushqimore, rritja e çmimit të energjisë elektrike e shumëçka tjetër është e papërballueshme për çdo familje në vend. Duke u përballur me këtë krizë të madhe, Tetova këto ditë u përball edhe me fatkeqësi natyrore, rreshjet e rrëmbyeshme të shiut bllokuan qytetin e Tetovës së bashku me fshatrat e Malësisë. Dy ditë pas vërshimeve, Tetovën e kaploi tymi i zi, një zjarr i madh shpërtheu në një depo fabrike në Tetovë. Pas gjjithë këtyre vështirësive dhe momenteve kritike, BDI po e sheh të arsyeshme të festoj në Tetovë, pikërisht në sheshin “Iliria“, ku qeveria në të cilën bën pjesë BDI nuk e pa të arsyeshme të vijë në Tetovë dhe të shoh çfarë ndodh. Çfarë feston BDI në Tetovë, vërshimet të cilat kapluan Tetovën, apo dëshirojnë të bëjnë festë se qytetarët i kanë të shprazur frigoriferët. Apo po festojnë djegien e fabrikës. A, nuk ju vjen turp që para këngëtarëve të cilët do paguhen nga 8000 euro t’i nxjerrim qytetarët të cilët nuk kanë qindarka në xhep? Çdo mendje e shëndosh do kishte reflektuar për t’u anuluar ky koncert, por si duket qejfet e tyre janë përpara popullit dhe fatkeqësive të tyre! 03.06.2022
Partia shqiptare e cila do të festoj 20 vjetorin e themelimit me një mega koncert me këngëtarë të estradës shqiptare, do t’i kushtoj me mijëra euro. Obligimi i tyre si subjekt politik është të tregojnë se me çfarë parash do t’i paguajnë këngëtarët në këtë krizë globale me çmime statosferike. BDI të bëj transparente të gjitha detajet për këtë mega koncert mijëra eurosh. Ky subjekt politik në vend që parat e tyre t’i destinojë në zbutjen e krizës së qytetarëve, ata po i shfrytëzojnë për aheng, duke e ditur se pjesa më e madhe e qytetarëve nuk kanë para as për një thes miell. Lëvizja BESA kërkon urgjentisht mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe rrëzimin e kësaj qeverie që për synim ka vetëm krimin, korrupsionin dhe pasurimin e disa individëve në kurriz të qytetarëve. Lëvizja BESA 02.06.2022
Masat e ndërmarra për zbutjen e krizës ekonomike që skaduan në mesnatë dëshmojnë se Qeveria po mundohet të mbajë shtetin “në aparate”. Populizmi afatshkurtë po dëmton rëndë ekonominë e vendit dhe fakti që në kohë nuk u vazhduan masat dhe nuk u propozuan hapa të tjerë konkret për zbutjen e krizës ekonomike dëshmon se shteti është para falimentimit dhe se arka e buxhetit është e zbrazur. Qeveria nuk ka asnjë vizion për të zbutur shtrenjtimin e çmimeve që nga produktet bazë deri te energjia elektrike dhe derivatet e naftës. Paratë e qytetarëve menaxhohen nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët po varfërojnë për çdo ditë popullin dhe po zhytin shtetin në krizë të thellë. Këtë gje duhet urgjentisht ta ndalojme dhe fatin e popullit dhe gjeneratave të ardhëshme mos të lejojmë të jetë në duart e Qeverisë aktuale, e cila është zhytur në krim dhe korrupsion. Shteti ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm që do udhëheqin institucionet ndershëm dhe me transparencë, prandaj mënyra më e mirë për të ndalur këtë menaxhim të keq të financave të vendit duhet të shkohet sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Lëvizja BESA 01.06.2022
KOMUNIKATE Sot, me datë 31.05.2022, kryesia qendrore e Lëvizjes BESA mbajti mbledhjen e saj të parë ku u zgjodhën organet e partisë duke filluar nga nënkryetarët, sekretarin gjeneral si dhe zëdhënësin e partise. Me shumicë votash kryesia qendrore për nënkryetar zgjodhi, Fatmir Limanin, Blerim Sejdiun dhe Besa Kadriun. Po ashtu, sekretar gjeneral u zgjodh Abdush Demiri, ndërsa zëdhënës i partisë u zgjodh Faruk Avdiu. Gjithashtu, në këtë mbledhje u diskutua edhe mbi situatën politike në vend dhe se cilat veprime duhet të merren më tej. Lëvizja BESA konsideron se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opsioni i duhur pasi qeveria aktuale nuk ka kredibilitet për të udhëhequr me të ardhmen e vendit dhe se vendi duhet të shkoj sa më parë në zgjedhje parlamentare. Lëvizja BESA 31.05.2022
Sot, më 9 Maj përkujtojmë ditën e Evropës, përkujtojm hapin e parë drejt krijimit të Bashkimit Evropian projekt ky që do të sillte paqe, vëllazëri dhe bashkëpunim ndërfqinjësorë. Pikërisht, në këtë drejtim janë edhe politikat tona, properëndimore dhe në luftë…
Me 1 Maj përkujtojmë ditën e punëtorëve ose të njohur ndryshe si protestën për të drejtat e punëtorëve. Sot, kur në vendin tonë punonjësit nuk marrin pagat e merituara gjithë angazhimi ynë është në mbështetje të sindikatave që kërkojnë të…
BDI-ja me metodat e saja të ulta po gënjen çdo ditë e më shumë qytetarët. BDI gënjeu përsëri se “gjoja” kanë arritur marrëveshje që mësimi të fillojë të hënën. Edhe pse përmes komunikatës partiake e paralajmëruan ditë më parë një…