Lëvizja BESA: Dënojmë protestat e dhunshme – pushteti të reagojë  profesionalisht, mjaft më inskenime ndaj shqiptarëve

Lëvizja BESA: Dënojmë protestat e dhunshme – pushteti të reagojë profesionalisht, mjaft më inskenime ndaj shqiptarëve

Lëvizja BESA dënon formën e dhunshme të protestave që po zhvillohen në Shkup  sidomos gjatë mbrëmjes së djeshme dhe sonte. Lëvizja BESA dënon vandalizmin   ndaj pronave private në Çarshinë e Shkupit dhe bën thirrje që të gjitha palët të  ruajnë qetësinë dhe sigurinë publike  dhe të protestohet në mënyrë paqësore.   Protesta e dhunshme cënojnë të drejtën e qytetarëve të tjerë dhe shtojnë  pasigurinë në vend. Në vazhdimësi shqiptarët kanë qenë viktimë e inskenimeve të  ndryshme të të gjithë pushteteve deri më tani, andaj apelojmë deri te pushteti që  të reagojë në mënyrë profesionale dhe të shpejtë për të ruajtur qetësinë dhe  pronën e qytetarëve, që të mos lihet dyshim se mund të bëhet fjalë përsëri për  ndonjë inskenim.   Poashtu ftojmë të gjithë aktorët politik në vend që në këto momente të  rëndësishme të  orientimit euro-integrues, të gjithë të japim maksimumin që të  ruhet qetsia dhe stabiliteti i vendit si dhe të japim kontributin maksimal për të  përshpejtuar fillimin e negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian.  Lëvizja BESA  06.07.2022 

 Vendimet e marra nga mbledhja e fundit e kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA

Vendimet e marra nga mbledhja e fundit e kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA

KOMUNIKATE   Lëvizja BESA mbështet fuqishëm rrugëtimin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut prandaj çdo veprim politik i cili do ndihmonte procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe nuk do cënon interesin e shqiptarëve në vend, do të ketë…

 Lëvizja BESA: Çka feston BDI-ja?

Lëvizja BESA: Çka feston BDI-ja?

Kriza ekonomike nëpër të cilën kalon vendi është tejet e vështirë, për çdo ditë  mirëqenia është në nivelin më të ulët. Shtrenjtimi i derivateve të naftës, rritja e  çmimit të produkteve ushqimore, rritja e çmimit të energjisë elektrike e shumëçka  tjetër është e papërballueshme për çdo familje në vend. Duke u përballur me këtë  krizë të madhe, Tetova këto ditë u përball edhe me fatkeqësi natyrore, rreshjet e  rrëmbyeshme të shiut bllokuan qytetin e Tetovës së bashku me fshatrat e  Malësisë. Dy ditë pas vërshimeve, Tetovën e kaploi tymi i zi, një zjarr i madh  shpërtheu në një depo fabrike në Tetovë. Pas gjjithë këtyre vështirësive dhe  momenteve kritike, BDI po e sheh të arsyeshme të festoj në Tetovë, pikërisht në  sheshin “Iliria“, ku qeveria në të cilën bën pjesë BDI nuk e pa të arsyeshme të vijë  në Tetovë dhe të shoh çfarë ndodh.  Çfarë feston BDI në Tetovë, vërshimet të cilat kapluan Tetovën, apo dëshirojnë të  bëjnë festë se qytetarët i kanë të shprazur frigoriferët. Apo po festojnë djegien e  fabrikës. A, nuk ju vjen turp që para këngëtarëve të cilët do paguhen nga 8000  euro t’i nxjerrim qytetarët të cilët nuk kanë qindarka në xhep? Çdo mendje e  shëndosh do kishte reflektuar për t’u anuluar ky koncert, por si duket qejfet e tyre  janë përpara popullit dhe fatkeqësive të tyre!    03.06.2022 

 Lëvizja BESA: BDI të tregoj ku i merr paratë e koncertit!

Lëvizja BESA: BDI të tregoj ku i merr paratë e koncertit!

Partia shqiptare e cila do të festoj 20 vjetorin e themelimit me një mega koncert  me këngëtarë të estradës shqiptare, do t’i kushtoj me mijëra euro. Obligimi i tyre  si subjekt politik është të tregojnë se me çfarë parash do t’i paguajnë këngëtarët  në këtë krizë globale me çmime statosferike. BDI të bëj transparente të gjitha  detajet për këtë mega koncert mijëra eurosh.   Ky subjekt politik në vend që parat e tyre t’i destinojë në zbutjen e krizës së  qytetarëve, ata po i shfrytëzojnë për aheng, duke e ditur se pjesa më e madhe e  qytetarëve nuk kanë para as për një thes miell. Lëvizja BESA kërkon urgjentisht  mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe rrëzimin e kësaj qeverie  që për synim ka vetëm krimin, korrupsionin dhe pasurimin e disa individëve në  kurriz të qytetarëve.  Lëvizja BESA  02.06.2022 

 Lëvizja BESA: Qeveria po dërgon shtetin në falimentim

Lëvizja BESA: Qeveria po dërgon shtetin në falimentim

Masat e ndërmarra për zbutjen e krizës ekonomike që skaduan në mesnatë  dëshmojnë se Qeveria po mundohet të mbajë shtetin “në aparate”. Populizmi  afatshkurtë po dëmton rëndë ekonominë e vendit dhe fakti që në kohë nuk u  vazhduan masat dhe nuk u propozuan hapa të tjerë konkret për zbutjen e krizës  ekonomike dëshmon se shteti është para falimentimit dhe se arka e buxhetit është  e zbrazur.   Qeveria nuk ka asnjë vizion për të zbutur shtrenjtimin e çmimeve që nga  produktet bazë deri te energjia elektrike dhe derivatet e naftës. Paratë e  qytetarëve menaxhohen nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët po varfërojnë për  çdo ditë popullin dhe po zhytin shtetin në krizë të thellë.   Këtë gje duhet urgjentisht ta ndalojme dhe fatin e popullit dhe gjeneratave të  ardhëshme mos të lejojmë të jetë në duart e Qeverisë aktuale, e cila është zhytur  në krim dhe korrupsion.  Shteti ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm që do  udhëheqin institucionet ndershëm dhe me transparencë, prandaj mënyra më e  mirë për të ndalur këtë menaxhim të keq të financave të vendit duhet të shkohet  sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare.    Lëvizja BESA  01.06.2022