Në intervistën e fundit të ministrit për punë të jashtme Bujar Osmani ai mes tjerave pranoi se në rast se realizohej vizita e Lavrovit në Beograd do ishte vendosur në pikëpyetje mbajtja e takimit të “Open Balkan” në Ohër. Me…
Kriza ekonomike nëpër të cilën kalon vendi është tejet e vështirë, për çdo ditë mirëqenia është në nivelin më të ulët. Shtrenjtimi i derivateve të naftës, rritja e çmimit të produkteve ushqimore, rritja e çmimit të energjisë elektrike e shumëçka tjetër është e papërballueshme për çdo familje në vend. Duke u përballur me këtë krizë të madhe, Tetova këto ditë u përball edhe me fatkeqësi natyrore, rreshjet e rrëmbyeshme të shiut bllokuan qytetin e Tetovës së bashku me fshatrat e Malësisë. Dy ditë pas vërshimeve, Tetovën e kaploi tymi i zi, një zjarr i madh shpërtheu në një depo fabrike në Tetovë. Pas gjjithë këtyre vështirësive dhe momenteve kritike, BDI po e sheh të arsyeshme të festoj në Tetovë, pikërisht në sheshin “Iliria“, ku qeveria në të cilën bën pjesë BDI nuk e pa të arsyeshme të vijë në Tetovë dhe të shoh çfarë ndodh. Çfarë feston BDI në Tetovë, vërshimet të cilat kapluan Tetovën, apo dëshirojnë të bëjnë festë se qytetarët i kanë të shprazur frigoriferët. Apo po festojnë djegien e fabrikës. A, nuk ju vjen turp që para këngëtarëve të cilët do paguhen nga 8000 euro t’i nxjerrim qytetarët të cilët nuk kanë qindarka në xhep? Çdo mendje e shëndosh do kishte reflektuar për t’u anuluar ky koncert, por si duket qejfet e tyre janë përpara popullit dhe fatkeqësive të tyre! 03.06.2022
Partia shqiptare e cila do të festoj 20 vjetorin e themelimit me një mega koncert me këngëtarë të estradës shqiptare, do t’i kushtoj me mijëra euro. Obligimi i tyre si subjekt politik është të tregojnë se me çfarë parash do t’i paguajnë këngëtarët në këtë krizë globale me çmime statosferike. BDI të bëj transparente të gjitha detajet për këtë mega koncert mijëra eurosh. Ky subjekt politik në vend që parat e tyre t’i destinojë në zbutjen e krizës së qytetarëve, ata po i shfrytëzojnë për aheng, duke e ditur se pjesa më e madhe e qytetarëve nuk kanë para as për një thes miell. Lëvizja BESA kërkon urgjentisht mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe rrëzimin e kësaj qeverie që për synim ka vetëm krimin, korrupsionin dhe pasurimin e disa individëve në kurriz të qytetarëve. Lëvizja BESA 02.06.2022
Lëvizja BESA: Vërtetohen vlerësimet tona se kjo Qeveri nuk ka kapacitet për të udhëhequr me shtetin!
Pas paraqitjes të fundit ku përmes analizës të parametrave ekonomik propozuam një sërë masash për zbutje të krizës ekonomike, Qeveria aktuale së paku pjesërisht dëgjoi propozimet tona por edhe njëherë u dëshmua vlerësimi jonë se kjo Qeveri nuk ka as…
Kjo që sot BDI po mundohet të imponohet në hapsirën mediale duke shpikur ide të paqendrueshme në momentin politik në të cilën ndodhemi, na jep të drejtë të dyshojmë se BDI sa herë që ndien rrezik mundohet të kërkojë zgjidhje…
Dështimet e 18 viteve qeverisje nuk mund të mbulohen duke lëshuar “një grusht miza” për kërkesa të cilat janë të definuara me ligj se si formohen qeveritë. Idenë e hedhur nga kryetari i BDI-së për kryeministër shqiptar në këto rrethana…
Të nderuar qytetarë pas publikimit të emrave të përzgjedhur në konkursin e shpallur 402/2019 për punësimin e 23 administratorëve në Agjencionin për Kadastër të Patundshmërive, Lëvizja BESA kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij konkursi, për arsye se është keqpërdor identiteti…
Lëvizja BESA dënon ashpër sjelljen huligane të Komitëve që ndodhi sonte në Shkup, ndaj disa shtetas të Republikës së Kosovës. Kërkojmë urgjentisht që MPB-ja të marrë masat konkrete dhe të dyshuarit të dërgohen aty ku e ka vendin. Nëse edhe…
Të nderuar përfaqësues të mediave; Të nderuar qytetarë; Rasti i mos hapjes të paraleles shqipe në Idrizovë, rikthen ndjenjën e skenarëve të vjetra, ku shqiptarëve u pamundësohet arsimi në gjuhën shqipe si dhe tentohet me çdo kusht që çështja e…
Të nderuar përfaqësues të mediave,Të nderuar qytetarë! Pranimi i lëndëve të PSP-së nga prokurori Lubomir Jovevski, si fillim është mirë që krimi i pushtetit VMRO-BDI mos të bjer në ujë. Megjithatë, nëse kjo prokurori i merr lëndët dhe i shpërndan…