Delegacioni i Lëvizjes BESA vizitojë Prekazin
KOMUNIKATË
Epopeja e UÇK-së është pika kulmore historike e kombit tonë. Sakrifica legjendare e komandantit, Adem Jashari dhe familjes së tij janë sublimim i synimeve shekullore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Sot, delegacioni i Lëvizjes BESA i përbërë nga kryetari Bilall Kasami, zv/kryetari Arjanit Hoxha, anëtarët e kuvendit qendror Adnan Azizi dhe Fatmir Limani si dhe deputeti Fadil Zendeli, kanë bërë homazhe pranë vendit ku prehet i qetë komandanti legjendar Adem Jashari, Hamëz Jashari dhe familja Jashari.
Lëvizja BESA edhe një herë thekson se misioni i saj është edhe kujdesi ndaj familjeve të rënëve për liri dhe ndaj atyre që sakrifikuan gjithçka për mirëqenien e kombit tonë.
Heronjtë kujtohen, kurse mitet nuk vdesin kurrë! Kulla e Jasharajve është historia e popullit shqiptarë.
LAVDI familjes Jashari.
LAVDI të gjithë të rënëve për liri.
LAVDI UÇK.

Media