Të nderuar delegatë, Me lejoni që të shfrytzoj rastin për t’ju përshëndetur dhe të uroj sukses punimeve të këtij kongresi. Në emër të propozuesve të ndryshimit, dhe plotsimit të Statutit të Lëvizjes Besa ne jemi munduar që në harmonizim me statutet e partive perëndimore të vendosim disa risi të cilat do na dallojnë nga partitë e tjera.
Statuti i partisë është i konceptuar si një formë shumë e thjeshtëzuar për të mos komplikuar dhe për të mos patur dyshime dhe hamendje gjatë procedurave që do funksionojë partia në të ardhmen.
Ajo që vlen të theksohet është rikonfirmimi pikës ku mandati i Kryetarit të partisë është i kufizuar në 2 kandidime të mundshme dhe pas kësaj i pamundësohet kandidimi tjetër. Me këtë do të pamundësohet praktita e partive ku një person udhëheq me të shumë gjatë.
Poashtu mënyra e realizimit të votimi është risi për dallim nga gjitha partitë e tjera pasi që me formën e votimit të fshehtë i lejohet gjithë delegatëve pa pasur asnjë trysni apo ndonjë qasje të njëanshme të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe demokratik.
Ne patëm diskutime me kërkesë që në rast ku ka një kandidat të mund të ketë edhe votim të hapur por përsëri si propozues e shohim se votimi i fshehtë mundëson shprehjen e delegatëve pa ngarkesë duke qenë vota e tyre e fshehtë. Ajo që është e rëndësishme që për dallim nga e kaluara kompetencat e sekretarit të përgjithshëm dhe nënkryetarëve janë të specifikuara dhe më lehtë të kuptueshme pa pasur ndërhyrje në ingerencat e njëri-tjetrit. Fuqizimi i sekretariatit të departamenteve i cili funksionon si Qeveri në hije dhe përzgjedhja e udhëheqësve dhe anëtarëve nuk është detyrimisht antarsia partiake gjë që lejon edhe kyçjen e intelektualëve dhe personave të dëshmuar në sferën e tyre.
Në këtë mënyre do të kemi mundësi që të inkuadrojmë të gjithë kapacitetin intelektual dhe ekspertizat edhe të personaliteteteve jashtë subjektit politik gjë të cilën e kishim të pamundur në të kaluarën. Kështu do ta kemi në dispozicion më të mirën prej brenda dhe jashtë subjektit politik. Duke bërë një përmbledhje mund të themi se kemi një nga statutët më modern dhe më funksional krahasuar me partitë e tjera. Kemi një shtrirje dhe prëfshirje më të gjëre të strukturave dhe organizimin e tyre. Ju ftoj që të përkrahni këtë statut në formën që ju kemi propozuar. Ju faleminderit