Forumi Rinor i Lëvizjes BESA sot në një mënyrë të veçantë, priti mërgimtarët dhe iu uroj mirëseardhje. Në shenjë respekti, mërgimtarëve iu dhurua nga një shishe uji dhe nga një plis. Pas një ore aktivitet kur gjithë në kufi e përshëndetën këtë iniciativeë, dikujt i pengoi dhe një zyrtar shqiptar i policisë njoftoi përfaqësuesin e Forumit Rinor se duhet të largohen nga pika kufitare dhe të mos vazhdojnë me aktivitetin.