FOTO| Bilall Kasami në Poroj: Do t’ja kthejmë dinjitetin Tetovës!

Karavani zgjedhor i Lëvizjes Besa, i shoqëruar nga kreu i saj, njëherit edhe kandidat për Kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sonte u ndal në fshatin Poroj të Tetovës, ku realizoi tubimin qendror të saj dhe shpalosi programën “Me Ka Krejt për Komunën tonë” për Zgjedhjez Lokale 2021. Në fjalën e tij, para pranishmëve në Sallën sportive të fshatit, kryetari i ardhshëm i Tetovës tha se Poroji është bastioni i Lëvizjes Besa, Poroji është vendi ku rilindi Feniksi dhe do të jetë vendi ku do të jetë vendimtari për fitoren tonë, fitore pas së cilës nuk do të diskutojmë më për ujë të pishëm 24 orë, për mbetrurina dhe qen endacakë, por për një Tetovë ku lulëzon bisnesi dhe realizimi i projekteve madhore, duke u zotuar se të gjithë 16 projektet e Lëvizjes Besa për Tetovën do të jenë realitet i kapshëm për qytetarët e Tetovës në katër vitet e ardhshme. Me Lëvizje Besa në krye të Komunës të Tetovës gjithçka mund të arrihet, veçanërisht kur ke resurse njerzore e natyrore, kur ke dëshirë e vullnet të mirë, bashkëpunëtor të aftë e qytetarë të mrekullueshëm. Në vizionin e Lëvizjes Besa Tetova do të jetë komunë moderne me staf të përgatitur që prioritet do të ketë llogaridhënien permanente për shpenzimin e mjeteve publike, punonjës të fokusuar në zhvillimin ekonomik të komunës dhe në shërbim ndaj biznesit dhe qytetarit.

 

Media