Lëvizja BESA: Me këtë qeveri korrupsioni është shtrirë në çdo nivel të sistemit shtetëror

Korrupsioni nuk luftohet me njerëz të përfshirë në krime, të cilët i kanë të  thelluara duart në krime dhe keqpërdorime. Rasti i mbrëmshëm edhe njëherë  tregoi se persona të autorizuar kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, për përfitime  personale.   Qeveria aktuale është e përlyer me korrupsion, duke filluar nga udhëheqësia më e  lartë shtetërore e cila “gjoja“ se ka filluar të reflektoj (por detyrueshëm zbulohet  nga gazetaria hulumtuese), deri tek niveli më i ulët i administratës. Me këtë  dëshmohet se korrupsioni është në çdo fushë të vendit dhe kjo për ne si Lëvizja  BESA është tepër shqetësuese. Fatkeqësisht, korrupsioni është i përhapur në të  gjitha nivelet e qeverisë.  Andaj, ne nuk do të lejojmë që persona të zhytur në korrupsion të organizuar të  marrin kontrollin mbi shtetin dhe të dëmtojnë interesin publik, duke e  zëvendësuar sundimin e ligjit me krim. Korrupsioni dëmton, dobëson, dhe në fund  shkatërron themelet në të cilat qëndron demokracia e vendit.  Me rastet e publikuara, edhe njëherë u dëshmua pa’aftësia e kësaj qeverie në  luftën kundër korrupsionit, prandaj edhe ne si parti politike konstatojmë se vendi  sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje të shpejta parlamentare, për të shpëtuar  nga katastrofa që e pret me këto “udhëheqës” !  Me respekt,  Zyra për Informim  Lëvizja BESA​ 

Lëvizja BESA: Mbështesim grevën e mësimdhënësve

KOMUNIKATË Lëvizja BESA e mbështet grevën e mësimdhënësve dhe kërkesat e tyre për një pozicion më dinjitoz në shoqëri, sepse pagat e të punësuarve në arsim janë nën dinjitetin e jetës profesionale. Ashtu siç është e garantuar me ligj e drejta për mësim, ashtu është e garantuar edhe e drejta për grevë si e drejtë […]

Bilall Kasami: Në këto momente të vështira bashkëndjejmë dhembjen me popullin Ukrainas!

Në cilësinë e kryetarit të partisë “Lëvizja BESA” dhe të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me zëvendës-kryetarin Arjanit Hoxha sot ishin në vizitë në Ambasadën e Ukrainës në Shkup ku realizuan takim me ambasadoren Natalia Zadorozhny, për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin me popullin e Ukrainës. Po ashtu kryetari Kasami, si […]

Zëvendëskryetari Hoxha: Regjistrimi vërtetoi se me BDI në qeveri, ikja e shqiptarëve nga vendlindja është masovike

Më shpalljen e rezultateve për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut hapen shumë debate që duan analiza të thella por edhe përgjegjësi nga forcat politike që duke dashur të ruajnë eksluzivitetin dhe mos pasjen transparencë,  sot e marrin mbi vete gjithë barën historike të një procesi i cili për fat të keq ka hapur […]

Kryetari Bilall Kasami zhvillon takim me bashkë-presidentin e këshillit nacional të Partisë Socialiste të Zvicrës

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me anëtarët e kuvendit qendror Besa Kadriu dhe Besir Zeqiri, realizuan takim me bashkë-presidentin e këshillit nacional të Partisë Socialiste të Zvicrës, Cédric Wermuth si dhe asambleistin shqiptar z.Reis Luzhnica! Në takim u diskutua situata e përgjithshme politike në Evropë dhe nevoja e inkuadrimit të Maqedonisë së […]

Lëvizja BESA – Kërçovë: Të ndërpritet krimi i organizuar me prerjen e pyjeve në Kërçovë, përndryshe do bllokojmë rrugët

Të nderuar përfaqësues të mediave,  Të dashur qytetarë,  Jemi tubuar sot këtu para ndërmarjes për ekonomi të drurit “Pyjet Nacionale” për të ngritur zërin  kundër krimit që po ndodh me prerjen masive dhe të pakontrolluar të pyjeve në Kërçovë.  Më saktësisht, këtu në lokalitetin “Krushinë” është duke ndodhur një masakë ndaj natyrës, ku me  format më të egra është duke ndodhur prerja e druve, sidomos në këtë lokalitet ku po përdoret  nga shumë qytetarë si një lokacion ku ushtrohet veprimtaria e turizmit malor.  Ky dhunim që po i bëhet natyës dhe malit në këtë lokalitet është një veprim kriminogjen i cili po  kalon heshturazi në sytë e gjithë institucioneve kompetente duke i bërë ata bashkautorë të këtyre  veprimeve kriminale.  Kjo dukuri duhet të ndërpritet menjëherë, andaj i apelojmë institucioneve kompetente përfshirë  këtu edhe inspektoratittë Komunës së Kërçovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që në  formë të organizuar të ndërmarin akcione për ndërprerjen e prerjes ilegale dhe të pa kontrolluar  nga ana e grupeve kriminale të cilat kemi indikacione të sakta që janë të lidhur si me njësinë  rajonale të “Pyjeve Nacionale” në Kërçovë ashtu edhe me struktura të caktuara  në MPB dhe  inspektoratin për pylltari.  Në rast se kërkesa jonë nuk meret parasysh, dhe gjithçka vazhdon ashtu si është duke ndodhur ne  do radikalizojmë protestat duke bllokuar rrugët dhe duke mos lejuar që kjo bukuri natyrore që na  është falur këtu në qytetin tonë të shkatrohet nga keqbërës kriminele të cilët shohin vetëm  përfitimet e tyre dhe jo të mirën e përgjithshme të gjithë qytetarëve.  Nga këtu paralajmërojmë bllokada të rrugëve, të cilat shpien deri te lokaliteti i njohur si  “Krushina“, për të parandaluar krimin e organizuar nëse organet kompetente nuk ndërmarrin  veprime konkrete mbrënda ditës.  Lëvizja BESA – Kërçovë  12.03.2022 

Lëvizja BESA: Vërtetohen vlerësimet tona se kjo Qeveri nuk ka kapacitet për të udhëhequr me shtetin!

Pas paraqitjes të fundit ku përmes analizës të parametrave ekonomik propozuam një sërë masash për zbutje të krizës ekonomike, Qeveria aktuale së paku pjesërisht dëgjoi propozimet tona por edhe njëherë u dëshmua vlerësimi jonë se kjo Qeveri nuk ka as dije as ide se si të udhëheqë me shtetin. Këtë e vërteton edhe fakti se […]

Demiri: Gjithçka po shtrenjtohet, Qeveria të zvogëlojë tatimet dhe akcizat

Të nderuar përfaqësues të mediumeve,   Maqedonia e Veriut është duke hyrë në një krizë të thellë ekonomike, krizë kjo që për fat të keq i ka ra në hise ta menaxhojë kësaj qeverie e cila nuk ka kapacitet dhe potencial të reagojë në kohë për të gjetur zgjidhjet adekuate dhe kjo edhe më shumë […]

Delegacioni i Lëvizjes BESA vizitojë Prekazin

KOMUNIKATË Epopeja e UÇK-së është pika kulmore historike e kombit tonë. Sakrifica legjendare e komandantit, Adem Jashari dhe familjes së tij janë sublimim i synimeve shekullore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot, delegacioni i Lëvizjes BESA i përbërë nga kryetari Bilall Kasami, zv/kryetari Arjanit Hoxha, anëtarët e kuvendit qendror Adnan Azizi dhe Fatmir Limani […]

Lëvizja BESA mbajti kongresin e dytë

KOMUNIKATË Sot në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, Lëvizja BESA mbajti kongresin e saj të dytë. Në kongres ishin të pranishëm 505 delegatë të cilët miratuan ndryshimet statutore të Lëvizjes BESA. Delegatët ia dhanë besimin Bilall Kasamit që edhe një mandat të udhëheqë me Lëvizjen BESA. Sipas statutit të ri, Lëvizjes BESA i është shtuar […]

Lëvizja BESA dënon sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës

Sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës paraqet një nga aktet më të rënda me të cilin po ballafaqohet Evropa që pas luftës të dytë botrore. Papërgjegjësia e Rusisë ndaj paqes dhe sigurisë globale mund të sjellë në pasoja të rënda që përveç humbjeve në aspektin ekonomik për fat të keq do sjellin edhe humbjen e […]

Lëvizja BESA: Përkrahim protestën e Lëvizjes “Anti Bixhoz”

Lëvizja BESA si çdo herë që ka përkrahur protestat kundër dukurive negative në shoqëri, edhe kësaj radhe vazhdon kontinuitetin e qendrimeve politike duke përkrahur protestën e Lëvizjes “Anti-Bixhoz” kundër hapjes së një kazinoje afër një shkolle në Tetovë. Gjithashtu u bëjmë apel gjithë qytetarëve që me maturi dhe qetësi të dalin në këtë protestë për […]

Lëvizja BESA uron 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

‌Pavarësia e Kosovës është ndër festat më të rëndësishme në historinë tonë. Pas shumë vuajtjeve, luftë, trysni dhe ndalim të fjalës së lirë, Kosova arriti që më 17 shkurt të vitit 2008 të shpallet shtet i pavarur dhe demokratik. Në 14 vjetorin e saj, Lëvizja BESA uron gjithë qytetarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët kudo […]

Lëvizja BESA: Qeveria e numrave s’ka legjitimitetin politik për qeverisje

Ashtu siç edhe pritej, qeveria e re që në paraqitjen e programit dëshmon se nuk ka as kapacitetin politik por as legjitimitetin zgjedhor për të udhëhequr me vendin. Në kohë të sfidave politike, ekonomike, sociale dhe arsimore në vend që të dëgjojmë oferta për zgjidhje të problemeve esenciale mandatari i ri shpalos idenë për dekriminalizimin […]

Murtezani në Saraj: Ditë e natë do të punojmë për të realizuar 100% programën tonë

Sonte Lëvizja Besa ka mbajtur tubimin qendror në Komunën e Sarajit, ku kanë promovuar kandidatin për kryetar të Komunës së Sarajit, Hasim Murtezani dhe kandidatët për këshilltarë në komunën e Sarajit. Në fjalën e tij kandidati për kreun e komunës së Sarajit nga rradhët e Lëvizjes Besa, Hasim Murtezani ka thënë se nëse qytetarët e […]

Lëvizja BESA: Dënojmë ashpër dhe kërkojmë zbardhjen e plotë të çdo detaji të 27 prillit

KOMUNIKATË 27 prilli i 2017 ishte i kobshëm për demokracinë në Maqedoninë e Veriut, ishte sulm ndaj shtëpisë ligjvënëse në vendin tonë, ishte sulm edhe ndaj fjalës së lirë. Huliganët e motivuar politikisht nuk kursyen askënd, sulmuan deputetë, gazetarë, policë dhe roje të Kuvendit. Atë ditë në kuvend mbretëronte kaos, shiheshin njerëz të maskuar, turma […]

Kryetari Bilall Kasami uron Vjosa Osmanin

Institucionet funksionale dhe legjitime janë parakusht i zhvillimit të një shteti bashkëkohor. Sot Parlamenti i Republikës së Kosovës me zgjedhjen e Presidentes Vjosa Osmani përforcoi bindjen e mëhershme për avancimin e institucionalizmit dhe kulturës demokratike. Në emrin tim dhe të Lëvizjes BESA uroj Presidenten Vjosa Osmani dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, me dëshirën që […]

Kryetari Kasami uron LDK-në për zgjedhjen e kryetarit të ri

Me votën e delegatëve të kuvendit, Lumir Abdixhiku sot u zgjodh kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA, më lejoni të shpreh mirënjohjen për mbarëvajtjen e këtij procesi demokratik, ku delegatët përmes votës së tyrë zgjodhën udhëheqësinë e re. Subjekti më i vjetër në Kosovë votoi […]

Urimi i Kryetarit Kasami për “8 Shtatorin”, ditën e pavarsisë së RMV-së

Urimi i kryetarit Bilall Kasami për pavarasinë e RMV-së. “Për hërë të parë shënimi i ditës të pavarsisë së Republikës na gjen si vend anëtar i NATO-s dhe në prag të nisjes të negociatave për anëtarsim në BE. Shembulli i respektimit të ndërsjelltë dhe angazhimi në respektimin e realitetit shoqëror të shtetit na mundëson ndërtimin […]

Ministri i MBPEU Hoxha realizoi takim me përfaqësues të vreshtarëve në Kavadar

Në takimin e sotëm në Kavadar, kemi arritur një sukses të madh. Në takim, Kryeministri Zaev prezantoi masat e propozuara nga qeveria për të ndihmuar kultivuesit e rrushit dhe kantinat e verës, në drejtim të çmimeve të blerjes dhe mbështetjes së planifikuar, të cilat u pranuan pozitivisht nga kultivuesit. Së bashku duhet të kontribuojmë në […]

Ministri Hoxha priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, z.Fatos Reka

KOMUNIKATË   I shoqëruar nga shefi i kabinetit z. Dritan Ramadani si dhe znj. Lidija Cadikovska, ishte kënaqësi që takimin e parë protokolar me Ambasador e realizova sot me z. Fatos Reka, Ambasadorin e Shqipërisë. Pranova urime të sinqerta për detyrën si Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Republikën e Maqedonisë së […]

KOMUNIKATË| Tryeza e partive parlamentare shqiptare mekanizëm i fuqishëm për fuqizimin e faktorik politik shqiptar

Lëvizja BESA si parti nënshkruese e deklaratës së partive parlamentare shqiptare, ndan bindjen e thellë se tryeza e partive politike parlamentare shqiptare është një instrument i fuqishëm i pa shfrytëzuar deri tani në funksion të realizimit të pikave të deklaratës dhe të qëllimeve dhe synimeve të faktorit politik shqiptarë nga vitet e 90-ta e këndej. […]

|KOMUNIKATË| BDI e dobët, shpëtimin e sheh te unifikimi i partive shqiptare, ndërsa kur është në Qeveri harron unifikimin

Kjo që sot BDI po mundohet të imponohet në hapsirën mediale duke shpikur ide të paqendrueshme në momentin politik në të cilën ndodhemi, na jep të drejtë të dyshojmë se BDI sa herë që ndien rrezik mundohet të kërkojë zgjidhje përmes thirrjeve për unifikim të partive politike shqiptare. Këtë BDI e bëri edhe në vitin […]

“Një ditë do të kemi kryeministër shqiptar, por assesi nga radhët e BDI-së”

Dështimet e 18 viteve qeverisje nuk mund të mbulohen duke lëshuar “një grusht miza” për kërkesa të cilat janë të definuara me ligj se si formohen qeveritë. Idenë e hedhur nga kryetari i BDI-së për kryeministër shqiptar në këto rrethana kur veçmë kemi të caktuara listat e kandidatëve për deputet si dhe proces zgjedhor të […]

Këto janë masat lehtësuese të propozuara nga Lëvizja BESA për qytetarët dhe ndërmarrjet

Të nderuar përfaqësues të mediave, Të nderuar qytetarë, Lëvizja BESA është duke e përcjellë me shumë kujdes situatën e krijuar me përhapjen e pandemisë së virusit COVID-19 dhe normalisht përveç kujdesit maksimal që duhet t’i kushtohet respektimit të rekomandimeve nga institucionet përkatësë, poashtu nuk duhet të harrojmë se situata e krijuar njëkohësisht është duke e […]

KUMTESË| Kandidatët për deputet nga Lëvizja BESA, lista e plotë

Lëvizja BESA ka mbajtur mbledhjen e Kuvendit Qendror, ku është diskutuar rreth aktualitetit politik si dhe për kandidatët për deputet. Në këtë mbledhje është votuar edhe lista e kandidatëve për deputet nëpër njësi zgjedhore. Lista e plotë; Njësia zgjedhore 1: Kastriot Rexhepi Jonuz Fejzulahu Njësia zgjedhore 2: Bastri Bajrami Shenasi Xheladini Njësia zgjedhore 5: Melinda […]

KUMTESË| Kryetari Kasami takohet me ndihmës sekretarin e shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, ekselencën e tij, ambasadorin Philip T. Reeker

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ka realizuar takime edhe në Departamentin e Shtetit Amerikan. Takimi më i rëndësishëm ka qenë me ndihmës sekretarin e shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, ekselencën e tij, ambasadorin Philip T. Reeker. Në këtë takim është diskutuar për situatën politike si dhe për koalicionin […]

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami takon kongresmenin Elliott Engel

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami po qëndron në SHBA ku po zhvillon takime të rëndësishme. Kreu i Lëvizjes BESA gjatë ditës së djeshme realizoi takim me kongresmenin amerikan, Elliot Engel. Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut dhe në përgjithësi për zhvillimet e fundit rajonale. Kryetari Kasami […]

Marrëveshja historike e qeverisjes së ardhëshme në mes Lëvizjes BESA dhe LSDM-së

Sot në Maqedoninë e Veriut është nënshkruar marrëveshje historike, ku për herë të parë bëhet një koalicion parazgjedhor në mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Lidhja Social Demokrate dhe Lëvizja BESA, nënshkruan sot marrëveshjen e koalicionit me partneritet të plotë mes dy subjekteve. Deklaratë për paraqitje të përbashkët të Lëvizjes socialdemokrate të Maqedonisë dhe Lëvizjes BESA në […]

KOMUNIKATË – Tri vendimet e marra nga mbledhja e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA

Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA, mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt në Tetovë me çrrastë ka diskutuar për situatën aktuale dhe për koalicionimet parazgjedhore. Tri vendimet e marra nga mbledhja e Kryesisë Qendrore: Rikonfirmim i qëndrimit se Lëvizja BESA është e hapur për bashkëpunime të mundshëm parazgjedhore trepalësh, konform thirrjes së Aleancës për […]