Lëvizja BESA: Me këtë qeveri korrupsioni është shtrirë në çdo nivel të sistemit shtetëror
Korrupsioni nuk luftohet me njerëz të përfshirë në krime, të cilët i kanë të thelluara duart në krime dhe keqpërdorime. Rasti i mbrëmshëm edhe njëherë tregoi se persona të autorizuar kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, për përfitime personale. Qeveria aktuale është e përlyer me korrupsion, duke filluar nga udhëheqësia më e lartë shtetërore e cila “gjoja“ se ka filluar të reflektoj (por detyrueshëm zbulohet nga gazetaria hulumtuese), deri tek niveli më i ulët i administratës. Me këtë dëshmohet se korrupsioni është në çdo fushë të vendit dhe kjo për ne si Lëvizja BESA është tepër shqetësuese. Fatkeqësisht, korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisë. Andaj, ne nuk do të lejojmë që persona të zhytur në korrupsion të organizuar të marrin kontrollin mbi shtetin dhe të dëmtojnë interesin publik, duke e zëvendësuar sundimin e ligjit me krim. Korrupsioni dëmton, dobëson, dhe në fund shkatërron themelet në të cilat qëndron demokracia e vendit. Me rastet e publikuara, edhe njëherë u dëshmua pa’aftësia e kësaj qeverie në luftën kundër korrupsionit, prandaj edhe ne si parti politike konstatojmë se vendi sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje të shpejta parlamentare, për të shpëtuar nga katastrofa që e pret me këto “udhëheqës” ! Me respekt, Zyra për Informim Lëvizja BESA
Lëvizja BESA: Mbështesim grevën e mësimdhënësve
KOMUNIKATË Lëvizja BESA e mbështet grevën e mësimdhënësve dhe kërkesat e tyre për një pozicion më dinjitoz në shoqëri, sepse pagat e të punësuarve në arsim janë nën dinjitetin e jetës profesionale. Ashtu siç është e garantuar me ligj e drejta për mësim, ashtu është e garantuar edhe e drejta për grevë si e drejtë […]
Bilall Kasami: Në këto momente të vështira bashkëndjejmë dhembjen me popullin Ukrainas!
Në cilësinë e kryetarit të partisë “Lëvizja BESA” dhe të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me zëvendës-kryetarin Arjanit Hoxha sot ishin në vizitë në Ambasadën e Ukrainës në Shkup ku realizuan takim me ambasadoren Natalia Zadorozhny, për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin me popullin e Ukrainës. Po ashtu kryetari Kasami, si […]
Zëvendëskryetari Hoxha: Regjistrimi vërtetoi se me BDI në qeveri, ikja e shqiptarëve nga vendlindja është masovike
Më shpalljen e rezultateve për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut hapen shumë debate që duan analiza të thella por edhe përgjegjësi nga forcat politike që duke dashur të ruajnë eksluzivitetin dhe mos pasjen transparencë, sot e marrin mbi vete gjithë barën historike të një procesi i cili për fat të keq ka hapur […]
Kryetari Bilall Kasami zhvillon takim me bashkë-presidentin e këshillit nacional të Partisë Socialiste të Zvicrës
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me anëtarët e kuvendit qendror Besa Kadriu dhe Besir Zeqiri, realizuan takim me bashkë-presidentin e këshillit nacional të Partisë Socialiste të Zvicrës, Cédric Wermuth si dhe asambleistin shqiptar z.Reis Luzhnica! Në takim u diskutua situata e përgjithshme politike në Evropë dhe nevoja e inkuadrimit të Maqedonisë së […]
Lëvizja BESA – Kërçovë: Të ndërpritet krimi i organizuar me prerjen e pyjeve në Kërçovë, përndryshe do bllokojmë rrugët
Të nderuar përfaqësues të mediave, Të dashur qytetarë, Jemi tubuar sot këtu para ndërmarjes për ekonomi të drurit “Pyjet Nacionale” për të ngritur zërin kundër krimit që po ndodh me prerjen masive dhe të pakontrolluar të pyjeve në Kërçovë. Më saktësisht, këtu në lokalitetin “Krushinë” është duke ndodhur një masakë ndaj natyrës, ku me format më të egra është duke ndodhur prerja e druve, sidomos në këtë lokalitet ku po përdoret nga shumë qytetarë si një lokacion ku ushtrohet veprimtaria e turizmit malor. Ky dhunim që po i bëhet natyës dhe malit në këtë lokalitet është një veprim kriminogjen i cili po kalon heshturazi në sytë e gjithë institucioneve kompetente duke i bërë ata bashkautorë të këtyre veprimeve kriminale. Kjo dukuri duhet të ndërpritet menjëherë, andaj i apelojmë institucioneve kompetente përfshirë këtu edhe inspektoratittë Komunës së Kërçovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që në formë të organizuar të ndërmarin akcione për ndërprerjen e prerjes ilegale dhe të pa kontrolluar nga ana e grupeve kriminale të cilat kemi indikacione të sakta që janë të lidhur si me njësinë rajonale të “Pyjeve Nacionale” në Kërçovë ashtu edhe me struktura të caktuara në MPB dhe inspektoratin për pylltari. Në rast se kërkesa jonë nuk meret parasysh, dhe gjithçka vazhdon ashtu si është duke ndodhur ne do radikalizojmë protestat duke bllokuar rrugët dhe duke mos lejuar që kjo bukuri natyrore që na është falur këtu në qytetin tonë të shkatrohet nga keqbërës kriminele të cilët shohin vetëm përfitimet e tyre dhe jo të mirën e përgjithshme të gjithë qytetarëve. Nga këtu paralajmërojmë bllokada të rrugëve, të cilat shpien deri te lokaliteti i njohur si “Krushina“, për të parandaluar krimin e organizuar nëse organet kompetente nuk ndërmarrin veprime konkrete mbrënda ditës. Lëvizja BESA – Kërçovë 12.03.2022
Lëvizja BESA: Vërtetohen vlerësimet tona se kjo Qeveri nuk ka kapacitet për të udhëhequr me shtetin!
Pas paraqitjes të fundit ku përmes analizës të parametrave ekonomik propozuam një sërë masash për zbutje të krizës ekonomike, Qeveria aktuale së paku pjesërisht dëgjoi propozimet tona por edhe njëherë u dëshmua vlerësimi jonë se kjo Qeveri nuk ka as dije as ide se si të udhëheqë me shtetin. Këtë e vërteton edhe fakti se […]
Demiri: Gjithçka po shtrenjtohet, Qeveria të zvogëlojë tatimet dhe akcizat
Të nderuar përfaqësues të mediumeve, Maqedonia e Veriut është duke hyrë në një krizë të thellë ekonomike, krizë kjo që për fat të keq i ka ra në hise ta menaxhojë kësaj qeverie e cila nuk ka kapacitet dhe potencial të reagojë në kohë për të gjetur zgjidhjet adekuate dhe kjo edhe më shumë […]
Delegacioni i Lëvizjes BESA vizitojë Prekazin
KOMUNIKATË Epopeja e UÇK-së është pika kulmore historike e kombit tonë. Sakrifica legjendare e komandantit, Adem Jashari dhe familjes së tij janë sublimim i synimeve shekullore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot, delegacioni i Lëvizjes BESA i përbërë nga kryetari Bilall Kasami, zv/kryetari Arjanit Hoxha, anëtarët e kuvendit qendror Adnan Azizi dhe Fatmir Limani […]
Lëvizja BESA mbajti kongresin e dytë
KOMUNIKATË Sot në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, Lëvizja BESA mbajti kongresin e saj të dytë. Në kongres ishin të pranishëm 505 delegatë të cilët miratuan ndryshimet statutore të Lëvizjes BESA. Delegatët ia dhanë besimin Bilall Kasamit që edhe një mandat të udhëheqë me Lëvizjen BESA. Sipas statutit të ri, Lëvizjes BESA i është shtuar […]
Lëvizja BESA dënon sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës
Sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës paraqet një nga aktet më të rënda me të cilin po ballafaqohet Evropa që pas luftës të dytë botrore. Papërgjegjësia e Rusisë ndaj paqes dhe sigurisë globale mund të sjellë në pasoja të rënda që përveç humbjeve në aspektin ekonomik për fat të keq do sjellin edhe humbjen e […]
Lëvizja BESA: Përkrahim protestën e Lëvizjes “Anti Bixhoz”
Lëvizja BESA si çdo herë që ka përkrahur protestat kundër dukurive negative në shoqëri, edhe kësaj radhe vazhdon kontinuitetin e qendrimeve politike duke përkrahur protestën e Lëvizjes “Anti-Bixhoz” kundër hapjes së një kazinoje afër një shkolle në Tetovë. Gjithashtu u bëjmë apel gjithë qytetarëve që me maturi dhe qetësi të dalin në këtë protestë për […]