Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA, mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt në Tetovë me çrrastë ka diskutuar për situatën aktuale dhe për koalicionimet parazgjedhore.
Tri vendimet e marra nga mbledhja e Kryesisë Qendrore:
Rikonfirmim i qëndrimit se Lëvizja BESA është e hapur për bashkëpunime të mundshëm parazgjedhore trepalësh, konform thirrjes së Aleancës për Shqiptarët.
Kryesia Qendrore ngarkoj Sekretarin Gjeneral të Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha që në mbledhjen e radhës të Kuvendit Qendror të propozojë strategjinë e Shtabit Zgjedhor si dhe përbërjen e tij.
Sekretari Organizativ, Adnan Azizi u ngarkua që të përpiloj agjendën e vizitave në çdo vendbanim shqiptar, përfshirë edhe diasporën, ku do bëhet prezantimi i Platformës “BESA”.
Lëvizja BESA
08.01.2019