Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami priti në takim Ambasadorin e Francës z. Kristian Timonie në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup

 

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami i shoqëruar nga përfaqësuesit e lartë të partisë Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demiri priti në takim Ambasadorin e Francës z. Kristian Timonie në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup

Ambasadori Timonie i’a uroj kryetarit rizgjedhjen e tij për të udhëhequr Lëvizjen BESA në katër vjeçarin e ardhshëm.

Kryetari Kasami e falënderoj ambasadorin për vizitën e tij dhe i shprehu gatishmëri për të vazhduar takimet konstruktive dhe bashkëpunimin për qëllimet e përbashkëta që janë integrimi i Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.

Në këtë takim poashtu u diskutua edhe për aktualitetin politik në Maqedoni si dhe vlersimet për reformat të shumë pritura në vend.

Gjithashtu në takim u bisedua edhe për procesin e negociatave për zgjidhjen e kontestit për emrin e shtetit me Greqinë, ku u shpreh optimizmi se zgjidhja mund të jetë shumë afër dhe të gjithë faktorët politik duhet të kontribuojnë që Maqedonia sa më shpejt të bëhet anëtare e plotë e NATO-s dhe të fillojë negociata për hyrje në Bashkimin Evropian.

Lëvizja BESA-Shkup
28.02.2018

Lëvizja BESA-Shkup

28.02.2018

besabese