Kryetari Kasami vizitë bizneseve në rrugën e “Ilindenit”

Gjatë pasditës së sotme kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidat i mundshëm për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka realizuar tanim ne qytetarët dhe pronarët e bizneseve që gjenden në bulevardin Ilinden.
Kreu i Lëvizjes Besa gjatë diskutimet me qytetarët ka shpalosur edhe idetë e tija se si do të mund të funksionojnë dhe të jenë më profitabile bizneset që ekzistojnë përgjatë këtij bulevardi.
Komunikacioni i stërngarkuar dhe problemet me parkingjet janë pengesa kryesore me të cilët po ballafaqohet kjo pjesë e qytetit, të cilat ndikojnë drejtëpërdrejtë edhe në punën e këtyre lokaleve që gjenden në këtë bulevard, ka thënë mes tjerash kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidat i mundshëm për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Tetova sot është në udhëkryq. Është koha për një filozofi të re komunale, të denj për qytetarët. Tetova ka nevojë për një model të progresit shoqëror që siguron një ekuilibër të ri politik, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe në shërbim të qytetarëve pa dallime.
Ekonomia tetovare ka ende energji të paçliruar. Ne do ta “rindërtojmë” modelin e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenien ekonomike përmes investimeve kapitale dhe investimeve të huaja, projekteve lokale, iniciativës ndërmarrëse, zhvillimit të agrobiznesit, agroturizmit dhe turizmit rekreativ e kulturor, tërheqjen e investimeve të huaja direkte në zonën ekonomike të Tetovës, lehtësirave fiskale dhe administrative duke synuar t’a ulim papunësinë, sidomos për të rinjtë.
Komuna e Tetovës e udhëhequr nga Lëvizja Besa do të garantojë sigurinë e investimeve dhe mirëqenien e tetovarëve, ku do të balancohen interesat e grupeve dhe shtresave të ndryshme sociale, duke u bazuar në tre fushat e ndërlidhura të ekonomisë, shoqërisë dhe mjedisit.

Media