Kryetari Bilall Kasami zhvillon takim me bashkë-presidentin e këshillit nacional të Partisë Socialiste të Zvicrës
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me anëtarët e kuvendit qendror Besa Kadriu dhe Besir Zeqiri, realizuan takim me bashkë-presidentin e këshillit nacional të Partisë Socialiste të Zvicrës, Cédric Wermuth si dhe asambleistin shqiptar z.Reis Luzhnica!
Në takim u diskutua situata e përgjithshme politike në Evropë dhe nevoja e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si rrugë e vetme për përshpejtimin e procesit integrues të vendit.
Po ashtu, gjatë takimit kryetari Kasami njoftoi z.Wermuth rreth aktiviteteve të Lëvizjes BESA, hapat që do ndërmerren dhe politikat e Lëvizjes. Në fund, kryetari Kasami falënderoi z.Wermuth për mbështetjen dhe gadishmërinë e treguar si dhe për vendosjen e urave të komunikimit mes dy subjekteve politike.

Media