Partia shqiptare e cila do të festoj 20 vjetorin e themelimit me një mega koncert
me këngëtarë të estradës shqiptare, do t’i kushtoj me mijëra euro. Obligimi i tyre
si subjekt politik është të tregojnë se me çfarë parash do t’i paguajnë këngëtarët
në këtë krizë globale me çmime statosferike. BDI të bëj transparente të gjitha
detajet për këtë mega koncert mijëra eurosh.
Ky subjekt politik në vend që parat e tyre t’i destinojë në zbutjen e krizës së
qytetarëve, ata po i shfrytëzojnë për aheng, duke e ditur se pjesa më e madhe e
qytetarëve nuk kanë para as për një thes miell.
Lëvizja BESA kërkon urgjentisht mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe rrëzimin e kësaj qeverie
që për synim ka vetëm krimin, korrupsionin dhe pasurimin e disa individëve në
kurriz të qytetarëve.
Lëvizja BESA
02.06.2022