
Kriza ekonomike nëpër të cilën kalon vendi është tejet e vështirë, për çdo ditë
mirëqenia është në nivelin më të ulët. Shtrenjtimi i derivateve të naftës, rritja e
çmimit të produkteve ushqimore, rritja e çmimit të energjisë elektrike e shumëçka
tjetër është e papërballueshme për çdo familje në vend. Duke u përballur me këtë
krizë të madhe, Tetova këto ditë u përball edhe me fatkeqësi natyrore, rreshjet e
rrëmbyeshme të shiut bllokuan qytetin e Tetovës së bashku me fshatrat e
Malësisë. Dy ditë pas vërshimeve, Tetovën e kaploi tymi i zi, një zjarr i madh
shpërtheu në një depo fabrike në Tetovë. Pas gjjithë këtyre vështirësive dhe
momenteve kritike, BDI po e sheh të arsyeshme të festoj në Tetovë, pikërisht në
sheshin “Iliria“, ku qeveria në të cilën bën pjesë BDI nuk e pa të arsyeshme të vijë
në Tetovë dhe të shoh çfarë ndodh.
Çfarë feston BDI në Tetovë, vërshimet të cilat kapluan Tetovën, apo dëshirojnë të
bëjnë festë se qytetarët i kanë të shprazur frigoriferët. Apo po festojnë djegien e
fabrikës. A, nuk ju vjen turp që para këngëtarëve të cilët do paguhen nga 8000
euro t’i nxjerrim qytetarët të cilët nuk kanë qindarka në xhep? Çdo mendje e
shëndosh do kishte reflektuar për t’u anuluar ky koncert, por si duket qejfet e tyre
janë përpara popullit dhe fatkeqësive të tyre!
03.06.2022