Lëvizja BESA dënon sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës

Sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës paraqet një nga aktet më të rënda me të cilin po ballafaqohet Evropa që pas luftës të dytë botrore.

Papërgjegjësia e Rusisë ndaj paqes dhe sigurisë globale mund të sjellë në pasoja të rënda që përveç humbjeve në aspektin ekonomik për fat të keq do sjellin edhe humbjen e jetës së shumë njerëzve të pafajshëm.

Luftërat dhe agresionet ushtarake duhet t’i mbeten shekullit të kaluar, prandaj denojmë çdo veprim të Rusisë në cënimin e sovranitetit territorial të Ukrainës.

Evropa dhe bota kanë nevojë për paqe, ku çdo popull do shijojë lirinë në shtetin e vet, ndërsa okupacionet përmes luftrave shkatrimtare si në rastin e Rusisë, duhet njëzëri të dënohen.

Urojmë që së shpejti gjithë aleatët e Ukrainës të dalin në mbrojtje të popullit ukrainas dhe agresioni ushtarak rus të merr fund, duke mos lejuar përshkallzimin e saj që mund të sjell pasoja të rënda për gjithë njerzimin.

Lëvizja BESA

24.02.2022

Media