Sot në shënimin e 2 prillit, Ditës Botërore të Vetëdijes për Autizmin, Lëvizja Besa ndjen me gjithë familjet, të cilat rritin në gjirin e tyre fëmijë autik.
Kjo ditë, duhet të na shërbejë si individ, institucione dhe shoqëri që bashkarisht të angazhohemi në identifikimin e hershëm të fëmijëve dhe në trajtimin adekuat të tyre.
Lëvizja Besa, sot ju bën apel institucioneve që akoma më tepër të angazhohen në përshirjen e kuadrove në institucionet përkatëse me qëllim që fëmijët e prekur me autizëm dhe familjet e tyre më lehtë t’i tejkalojnë këto sfida.
Zyra për informim/Kabineti i Kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami
02.04.2018