
KOMUNIKATË
Sot në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, Lëvizja BESA mbajti kongresin e saj të dytë. Në kongres ishin të pranishëm 505 delegatë të cilët miratuan ndryshimet statutore të Lëvizjes BESA. Delegatët ia dhanë besimin Bilall Kasamit që edhe një mandat të udhëheqë me Lëvizjen BESA. Sipas statutit të ri, Lëvizjes BESA i është shtuar edhe posti i zv/kryetarit, ku me propozim të kryetarit Bilall Kasami për zv/kryetar u propozua Arjanit Hoxha, i cili mori besimin e delegatëve. Po ashtu Kryetari Kasami para delegatëve propozojë emrat e anëtarëve të Kuvendit Qendror dhe këshillit mbikqyrës qendror.
Gjithashtu në këtë kongres u miratuan këto pika:
1.Propozim të për miratim të Rregullores së punës të Kongresit.
2. Zgjedhja e komisionit procesmbajtës.
3. Propozim për ndryshim dhe plotësim të statutit të partisë
4.Propozim për miratim të platformës politike dhe programit ekonomik
5. Propozim për miratimin e deklaratës politike.
6. Propozim për zgjedhje të anëtarëve të Kuvendit Qendror
7.Propozim për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës Qendror.
Lëvizja BESA
05.03.2022



