Pavarësia e Kosovës është ndër festat më të rëndësishme në historinë tonë. Pas shumë vuajtjeve, luftë, trysni dhe ndalim të fjalës së lirë, Kosova arriti që më 17 shkurt të vitit 2008 të shpallet shtet i pavarur dhe demokratik. Në 14 vjetorin e saj, Lëvizja BESA uron gjithë qytetarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët kudo që janë.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës ka kontribuar në stabilitetin rajonal dhe sigurinë në ballkan. Në këtë ditë, me respekt dhe krenari i kujtojmë të gjithë njerëzit që sakrifikuan për këtë ditë. Ata janë shtylla e pavarësisë që ndryshuan historinë dhe me shkronja të arta e shkruajtën atë.
Lëvizja BESA
17.02.2022