Murtezani në Saraj: Ditë e natë do të punojmë për të realizuar 100% programën tonë

Sonte Lëvizja Besa ka mbajtur tubimin qendror në Komunën e Sarajit, ku kanë promovuar kandidatin për kryetar të Komunës së Sarajit, Hasim Murtezani dhe kandidatët për këshilltarë në komunën e Sarajit.
Në fjalën e tij kandidati për kreun e komunës së Sarajit nga rradhët e Lëvizjes Besa, Hasim Murtezani ka thënë se nëse qytetarët e Sarajit na japin mbështetje ne do të punojmë ditë e natë për të jetësuar premtimet tona.
“Nëse banorët e Sarajit do të na mbështesin, ju japim fjalën se programën tonë do ta realizojmë 100%. Ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjë dhe në komunën e Sarajit do të punojmë ditë e natë që t’i realizojmë të gjitha premtimet”, ka thënë kandidati i Lëvizjes Besa për Komunëne Sarajit, Hasim Murtezani.
Në këto zgjedhje, Lëvizja Besa ofron ide dhe projekte konkrete e ambicioze, realiste dhe të forta, për të menaxhuar me komunën e Tetovës, si një shpresë e vetme dhe konkrete për ju bashkëqytetarë, me besimin e madh për t’u bërë shumë shpejt një realite i prekshëm dhe që duhet të vijë. Duke synuar të gërshetojmë përvojën, energjinë dhe gjakun e ri, jemi kujdesur që përfaqësimi i të rinjëve dhe gjinisë femërore të jetë i kënaqshëm. Të rinjtë janë pasuria më e madhe e jona. Jemi me fat që i kemi, prandaj e kemi detyrim t’i mbështesim ata si garancëe së ardhmes sonë.

Media