Abdush Demiri nga Lëvizja BESA i ftuar në “Rruga drejt…”, thekoi se shqiptarët nuk mund të presin asgjë nga kjo qeveri e cila sipas tij nuk ka legjitimitet dhe është jetëshkurtër.
Demiri madje kritikoi kalimin e ministrave nga një resor në një tjetër duke i quajtur ata të “gjithëdijshëm”.
Sipas tij kjo qeveri udhëhiqet nga nj kryeminsitër i cili nuk ka marr mandat nga qytetarët në zgjedhje të drejtpërdrejta.
“Duke marrë parasysh faktin e se kjo qeveri udhëhiqet nga një kryeministër i cili nuk e ka marrë mandatin dhe legjitimitetin nga zgjedhjet paraprake, po është rezultat i kombinatorikave të çuditshme dhe pazareve të ndërsjellëta të aktorëve politik të cilët e përbëjnë qeverinë, të cilët pësuan fiasko në zgjedhjet e fundit lokale. Duke marrë parasysh jo konsistencën e aktorëve politikë brenda asaj qeverie ku kemi ndryshime qëndrimesh prej 180 shkallëve, prej nga pozicioni iniciator për rrëzimin e qeverisë, pas dy javësh vetë përfundojnë, do të thotë bëhen pjesë e qeverisë. Duke marrë parasysh faktin dhe kuadrot përbërëse të qeverisë të cilët kërcejnë nga një resor në resor tjetër duke aktruar të gjithëdijshmit, lirisht mund të themi se shqiptarët nuk mund të presin diçka nga kjo qeveri pasiqë nuk e ka legjitimitetin dhe si të tillë, qytetarët nuk mund të presin që kjo qeveri të zgjidh problemet”, tha Avdush Demiri, Lëvizja BESA.