Nënkryetari Rexhepi ishte i ftuar në “Rruga Drejt”, ja temat që u diskutuan

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat M, ku ka diskutuar për aktualitetin politik, shtyrjen e zgjedhjeve dhe koalicionimet e mundshme parazgjedhore me partitë opozitare shqiptare. Sipas nënkryetarit Rexhepi, nëse zgjedhjet shtyhen, Kryeministri përsëri do të tregonte se nuk e mba fjalën e dhënë.

“Nëse nuk respektohen marrëveshjet e aritura në takime të liderëve siç është ajo për datën e zgjedhjeve të parakohshme do të duhet të kthehet praktika që që edhe faktori ndërkombëtar të jetë prezent në të ardhmen si garantues i marrëveshjeve. Kryeministri Zaev nuk duhet të shkelë fjalën e dhënë”, deklaroi nënkryetari Rexhepi.

Më tej Kastriot Rexhepi ka folur edhe për temën e shumë përfolur në opinion, bashkëpunimin opozitar. Rexhepi ka deklaruar qartë se pikë së pari të dallojmë çka quajmë parti opozitare dhe parti pozitare. Ai nënvizoi se opozita shqiptare përbëhet nga dy subjekte politike, BESA dhe ASH. Gjithashtu, Rexhepi tha se nuk mund të quhet një parti e qeverisë parti opozitare, duke bërë me dije se njëherë duhet arritur koalicioni opozitar, më pastaj nëse është e nevojshme të zgjerohet fronti ende më shumë. 

“Është një gjë e qartë, se, opozitë është Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët. Alternativa është pjesë e pushtetit dhe nuk mund të quhet parti opozitare. Është më se e qartë se koalicioni Aleanca me Besë e fiton BDI-në dhe çdo tendencë për futjen e Alternativës në koalicionin opozitar është faktorizim i BDI-së”, përfundoi Rexhepi.

Nënkryetari Kastriot Rexhepi, ka deklaruar se subjektin të cilin ai e përfaqëson është e gatshme për zgjedhjet e parakohsme të 12 prillit./lëvizjabesa.mk/

Media