Nënkryetari Zendeli takohet me kreun e Këshillit Global për Tolerancën dhe Paqen

VENDI YNË ËSHTË SHEMBULL I TOLERANCËS DHE PAQES

Nënkryetari i Kuvendit, Fadil Zendeli, realizoi takim me Ahmed bin Mohamed al-Jarvan, kryetar i Këshillit Global për Tolerancën dhe Paqen.

Në atmosferë miqësore, bashkëbiseduesit shprehën respekt të madh reciprok, kënaqësi nga takimi dhe mundësi për të biseduar mbi tema me interes të përbashkët – tolerancën dhe paqen.

Në fillim të takimit, nënkryetari Zendeli e informoi mysafirin mbi përbërjen, strukturën dhe funksionimin e Kuvendit tonë, dhe se si bashkërisht pushteti dhe opozita përballen me pandeminë, e cila nuk lë vetëm pasoja shëndetësore, por edhe pasoja në ekonomi, arsim dhe segmente të tjera të rëndësishme në shoqëri. Në këtë drejtim, ai e theksoi rëndësinë e dialogut konstruktiv për çdo shoqëri demokratike.

“Përkundër sfidave, mbetemi të përkushtuar në rrugën drejt BE-së dhe është e rëndësishme për ne që të bëhemi pjesë e familjes evropiane, ku i përkasim gjeografikisht dhe kulturorisht. Por, përkundër kësaj, nuk jemi të përqendruar vetëm në Evropë, por gjithashtu po bashkëpunojmë me të gjithë të tjerët me të cilët ndajmë të njëjtat qëllime,” tha Zendeli.

Në vazhdim shtoi se si vend i vogël, kapacitetet tona nuk janë shumë të mëdha, por me njohuritë tona dhe mundësitë e tjera, mund të kontribuojmë në tolerancën dhe paqen në nivel global.

Nga ana e tij, kryetari i Këshillit Global për Tolerancën dhe Paqen, informoi se zyra e tyre rajonale për Ballkanin është e hapur këtu, e cila është vetëm një shenjë se e vlerësojmë shumë atë që vendi ynë ka bërë në drejtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore, me vizion për tolerancë dhe paqe, e cila është porosi e fortë për Evropën dhe botën.

Al-Jarvan la hapësirë për ide të lira për funksionimin e kësaj zyre, me mundësinë për të organizuar evenimente me mysafirë nga vendet e Ballkanit dhe kështu të tregojë se ky Rajon, pavarësisht të kaluarës, mund të jetojë në tolerancë dhe paqe.

besabese