Deklaratat provokuese të Ambasadorit rus ne Maqedoni janë edhe një deshmi se diplomacia ruse përdor retorike kërcënuese ndaj gjitha shteteve që janë të orientuara drejt NATO-s dhe Unionit Evropian.
Lëvizja Besa denon këtë retorikë destruktive dhe kërcënuese dhe urgjentisht kërkojmë që Ministria e Punëve të Jashtme të dërgojë note proteste në Rusi dhe të thërasë në përgjegjësi ambasadorin rus.
Njëherit i bëjmë apel Qeverisë që pa humbur kohë të përshpejtojë proceset të cilat sa më shpejt do ta integrojnë Maqedoninë në NATO për të garantuar sigurinë e shtetit nga qarqe tashme armiqsore pro-ruse.
Zyra për informim/Kabineti i Kryetarit të Lëvizjes Besa ,Bilall Kasami
29.03.2018.