Shabani: Thirrje publike për drejtor departamenti – apel profesionistëve të bëhen pjesë e ndryshimit

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të dashur qytetarë,

Lëvizja BESA në vazhdimësi është angazhuar në hapjen e dyervepër të gjithë intelektualët, profesionistët, aktivistët e shoqërisë civile dhe gjithë atyre që duan që potencialin e tyre individual  ta vendosin në shërbim të përmirësimit të gjendjes politike, ekonomike dhe socio-kulturore në vend. Duke u nisur nga këto parime dhe konform organizimit të brendshëm partiak, Kryesia Qendrore e partisë në mbledhjen e fundit solli vendim që për organizimin e Sekretariatit të Departamenteve, të kemi një qasje inkluzive duke inkurajuar që në kuadër të këtij organi partiak të kyçen njerëz profesionist nga lemi të ndryshme që do bëjnë monitorimin e çdo veprimi politik të gjitha dikastereve ministrore të Qeverisë.

 

Prandaj sot para jush paraqesim thirrjen publike ku kërkojmë nga çdokush që dëshiron që kapacitetin e vet profesional dhe intelektual ta vendosnë shërbim të ngritjes së nivelit më të lartë të politikbërjes në vend, të aplikojë për të udhëhequr një nga 17 departamentet që janë pjesë e Sekretariatit të Departamenteve pranë Lëvizjes BESA. Afati i thirrjes është 15 ditë, dhe gjitha aplikacionet do të  shqyrtohen nga ana e Komisionit të posaçëm për zgjedhje të Drejtorëve të Departamenteve.

 

Kjo formë që për herë të parë aplikohet nga një parti politike, dëshmon për kapacitetin politik të Lëvizjes BESA që pranë vetes të afirojmë njërëz të cilët jo vetëm që ta kritikojnë dhe ta vlerësojnëpunën e Qeverisë aktuale por të njejtit përmes vizionit të tyre dhe potencialit profesional do ofrojnë zgjidhje më të mirë për problemet me të cilat ballafaqohet shteti, dhe gjithë ky angazhim do jetë i rrumbullaksuar duke i ofruar qytetarëve të vendit një program politik i përpiluar nga profesionistët e sferave të ndryshme.Lëvizja BESA bëhet gati që pas zgjedhjeve parlamentare, qofshin ato të parakohshme apo të rregullta, të udhëheqë me institucionet shtetërore duke i përfaqësuar shqiptarët dhe gjithë qytetarëtnë mënyrë më profesionale dhe dinjitoze, andaj ju bëjmë apel të gjithëve që të aplikojnë në këtë thirrje publike dhe të bëhemi të gjithë bashkë pjesë e ndryshimit politik që na pret në të ardhmen.

 

Thirrja publike zgjat 15 ditë që nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Lëvizjes BESA www.levizjabesa.mk

 

Ju faleminderit

 

Arafat Shabani, sekretar i departamentëve

Media