Të nderuar anëtarë dhe aktivistë të Lëvizjes BESA
Të nderuar anëtarë të Kryesisë dhe kryetarë të degëve
Pas një periudhe shumë të vështirë negociatash për ndryshimet kushtetuese, sot përfundimisht mund të deklaroj se këtë proces e përmbyllëm ne sukses. Për her të parë një parti opozitare shqiptare arrinë një marrëveshje dinjitoze me qeverinë. Më lejoni që t`Ju falënderoj të gjithëve një nga një për përkrahjen e parezervë që na e dhatë në këto momente të rëndësishme për Lëvizjen BESA dhe shqiptarët në Maqedoni. Ju lutem që këtë mesazh falënderimi ta percillni deri te çdo anëtarë i Lëvizjes BESA.
Përgëzime për ekipin negociator për angazhimin dhe përkushtimin e pashoq për marrëveshjen e arritur.
Në fund, një falenderim i madh për dy deputetët tanë që treguan se si
mbrohet dinjiteti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë. Edhe përkundër një
situate shumë të rëndë, me intervenime nga gjitha anët, qëndruan stoikë
duke mbrojtur pa asnjë rezervë vendimin e partisë.
Me Ju jam i gatshëm të flijoj gjithçka për të vazhduar me dinjitet këtë rrugë të vështirë që jemi duke e bërë bashkë.
Na priftë e mbara!
Urime shqiptarë rrugëtimin drejt NATO-s dhe BE -së!
I Juaji, Bilall Kasami