Page 26 - Programa Gostivar.cdr
P. 26
VOTO
· Përcjellje e rregulltë e ndotësve të ambientit (ujit, ajrit dhe tokës), por edhe
ndotësve akustik.
· Pastrimi dhe larja e bulevardeve, rrugëve dhe trotuareve.
· Plan aksional për aktiviteteve edukuese dhe sensibilizuese për çështjet
ekologjike.
Decentralizim institucional
Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1991, Republika e Maqedonisë së Vertiut e
përqendroi gjithë pushtetin politik dhe ekonomik në kryeqytet. Kjo rezultoi me një
zhvillim të shpejtë të rajonit të Shkupit dhe e thelloi pabarazinë zhvillimore të
rajoneve tjera.
Në vitin 2002 u miratua Ligji për vetëqeverisje lokale, me të cilin përcaktohen
kompetencat e komunave, përkatësisht që komunat në mënyrë të pavarur të mund
t'i rregullojnë dhe kryejnë punët që janë me interes publik dhe me rëndësi lokale.
Për Lëvizjen BESA decentralizimi i tërësishëm i pushtetit lokal do të jetë prioritet,
sepse pushteti qëndror nuk mund të merret me të gjitha probemet lokale. Lëvizja
BESA do të angazhohet për decentralizimin e plotë: politik, administrativ dhe
financiar. Më i rëndësishëm është buxheti. Pa decentralizim fiskal nuk ka pushtet të
www.levizjabesa.mk