Page 23 - Programa Gostivar.cdr
P. 23
VOTO
Rend dhe siguri
Pakënaqësia, dëshprimi dhe revolta që vjen nga keqmenaxhimi kërkon një
udhëheqësi më të fortë në mbrojtjen e intersave të qytetareve dhe mjedisit tonë të
përbashkët.
Lëvizja BESA zotohet për komunë ku do ketë rend dhe disciplinë. Aplikim të
ligjit për të gjithë njëlloj, pavarsisht përkatësisë partiake, etnike fetare etj. Ështe
koha që me ka krejt dhe shpejt të dalim nga udhëkryqi ku gjendemi.
Si do ta bëjmë?
· Do të vëndojmë ura bashkëpunimi me të gjithë faktorët dhe aktorët e
rëndësishëm që mendojnë ndryshe për menaxhimin komunal, sepse e
kemi detyrim të rrisim punësimin dhe mirëqenien për gostivarasit, të
garantojmë sigurinë dhe rendin publik, të përmirësojmë shërbimet
publike.
· Do të krijojmë shërbim të ri komunal - Polici komunale. Detyrat dhe
obligimet: vendosja e rendit në parkimin e automjeteve, sanksionimi i
personave që ndotin ambientin jetësor, mbrotjen e fëmijëve nga
aksidentet eventuale në afërsi të shkollave, rritjen e sigurisë në komunën
tonë.
www.levizjabesa.mk