Page 28 - Programa Bogovine.cdr
P. 28
VOTO për Bogovinën
· Gjithë këto synime janë në drejtim të efikasitetit të realizimit të detyrave
institucionale në shërbim të qytetarëve.
Nga do ti sigurojmë paratë?
Komuna e Bogovinës siguron të hyra në bazë të tatimeve lokale, si tatimi mbi
pronën, tatimi mbi trashëgiminë, tatimi mbi qarkullimin e patundshmërive, taksat
lokale dhe kompensimet si dhe të hyrat nga pronësia. Dotacione dhe transfere nga
buxheti qendror siç është 4.5% nga TVSH-ja e arkëtuar, bllok dotacione për
financimin e aktiviteteve të kompetencave të transferuara në sferën e kulturës,
arsimit. Realizimin e projekteve permes linjave të kredive dhe qasje në fondet e BE
dhe Bankës Botërore nëpërmjet projekteve konkrete.
www.levizjabesa.mk