Page 24 - Programa Bogovine.cdr
P. 24

VOTO                                               për Bogovinën



                                                ·   Në bashkëpunim me organet kompetente në kuadër të pushtetit ekzekutiv
                                            në nivel komunal do të sigurojmë shtëpi të shëndetit publik me njësit të ndihmës së
                                            shpejtë e cila do të jap ndihmën e parë shëndetësore dhe do të funksionoj 24 orë në
                                            ditë.
                                                ·   Në bashkëpunim me sektorin civil do të ngrisim iniciativë për themelimin e
                                            një shoqate vullnetare kundër zjarit e cila do të funksionojë si njësit i zjarfikësit në
                                            kuadër dhe në shërbim të banorëve të komunës së Bogovinës.

                                                Komunë ekologjike – Mjedis i pastër
                                                Mjedisi në të cilin jetojmë është shumë i rëndësishëm për një jetë cilësore të të
                                            gjithë banorëve të Bogovinës. Si rezultat i keqmenaxhimit Komuna e Bogovinës ka
                                            problem elementar me grumbullimin, bartjen dhe sistemimin e mbeturinave. Kjo ka
                                            mundësuar formimin e mini deponive të egra brenda Komunës. Dështim total në
                                            menaxhimin e ujit të pijshëm, prerjen e drunjve pa kritere, ndotjen e ajrit dhe
                                            kontrollimin e ndotësve kryesor.
                                                Lëvizja BESA do të angazhohet për një sistem ekologjik te suksesshëm me një
                                             program  dhe  strategji  afatgjate  për  zhvillimin  e  mëtejshëm  të  objektivave  në
                                             ruajtjen e natyrës dhe të mjedisit. Bogovina EKO Komunë.









                                                                                                www.levizjabesa.mk
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29