Page 23 - Programa Bogovine.cdr
P. 23

VOTO                                               për Bogovinën




       Rend, siguri dhe shëndet publik
       Pakënaqësia,  dëshprimi  dhe  revolta  që  vjen  nga  keqmenaxhimi  kërkon  një
    udhëheqësi më të fortë në mbrojtjen e intersave të qytetareve dhe mjedisit tonë të
    përbashkët.
       Lëvizja BESA zotohet për komunë ku do ketë rend, disciplinë dhe shërbime
    cilësore shëndetësore. Aplikim të ligjit për të gjithë njëlloj, pavarsisht përkatësisë
    partiake, etnike, fetare etj. Bashkëpunimi politik, kohezioni social, integrimi i grupeve
    të interesit, komunë përgjegjëse dhe qytetar të përgjegjshëm, ekonomi solide dhe
    shanse  të  barabarta  për  punë  sipas  aftësive,  siguri  dhe  shëndet  publik  janë
    premtimet kryesore që Lëvizja BESA i ofron si forcë progresive për qytetarët. Ështe
    koha që me ka krejt dhe shpejt të dalim nga udhëkryqi ku gjendemi.


       Si do ta bëjmë?
       ·   Do të  vëndojmë ura bashkëpunimi me të  gjithë faktorët dhe aktorët e
    rëndësishëm  që mendojnë ndryshe për menaxhimin komunal, sepse e kemi detyrim
    të rrisim punësimin dhe mirëqenien për qytetarët, të garantojmë sigurinë dhe rendin
    publik, të përmirësojmë shërbimet publike.
       ·   Do  të  krijojmë  shërbim  të  ri  komunal  -  Polici  komunale.  Detyrat  dhe
    obligimet: vendosja e rendit në parkimin e automjeteve, sanksionimi i personave që
    ndotin ambientin jetësor, mbrotjen e fëmijëve nga aksidentet eventuale në afërsi të
    shkollave, rritjen e sigurisë në komunën tonë.



         www.levizjabesa.mk
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28