Page 19 - Programa Gostivar.cdr
P. 19

VOTO




           Administrata  komunale  është  reflektim  i  qëllimeve  dhe  politikave
    zhvillimore. Menaxhimi i suksesshëm i një komune është i ndërlidhur me cilësinë e
    administratës komunale.

           Një administratë jofunksionale është pengesë për investimet produktive.
    Lëvizja  BESA  do  të  bëjë  reforma  të  thella  në    administratën  dhe  ndërmarrjet
    komunale të keqmenaxhuara, duke bartur vlerat e BE nëpërmjet një Administrate të
    Mirë e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do të promovoj mbrojtjen e

    interesit  publik  duke  respektuar  të  drejtat  dhe  interesat  e  qytetarëve.  Futja  e
    inovacioneve të teknologjisë dhe adaptimi i administratës komunale me trendet
    botërore do të jetë prioritet i Lëvzjes BESA.
           Si do ta bëjmë?

        ·   Riorganizim  të  admnistratës  komunale.  Lëvizja  BESA  do  të  ofrojë:
           administratë profesionale dhe efikase, llogaridhënëse dhe transparente e
           depolitizuar dhe me tolerancë zero ndaj krimit dhe korrupsionit, si e tillë ajo
           të sigurojë shërbime cilësore për qytetarët dhe sektorin e biznesit.

        ·   Komunikim  efikas  në  mes  ndërmarrjeve  komunale,  d.m.th  lehtësim  i
           procedurave burokratike.



         www.levizjabesa.mk
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24