Page 8 - Programa Gostivar.cdr
P. 8
VOTO
Hapat konkret:
Përzgjedhja e edukatoreve në çerdhen e fëmijëve,
mësuesëve,profesorëve dhedrejtorëve nëpër shkollat fillore dhe të
mesme, do të bëhet sipas kritereve profesionale dhe morale.
· Do t'i nxitim dhe stimulojmënxënësit e dalluar nëpërmjet bursave
komunale
· Rritjen e bursave për studentët e dalluar që zgjedhin të studjojnë në
fushën e mësimdhënies.
Avancim të shkollimit të mesëm profesional, veçanërisht në fushat ku
ndjehet mungesë e kuadrit të profilizuar.
Kulturë
Jeta kulturore e banorëve të Gostivarit është një objektiv i rëndësishëm për
Lëvizjen BESA. Prandaj, Lëvizja BESA nëpërmjet projekteve konkrete do t'i përkrah
teatrot, bibliotekat, punëtorët e kulturës, ansamblet, shoqëritë kulturore dhe
artistike. Do të kemi kujdes dhe përkushtim të veçantë për trashëgiminë kulturore
dhe historike, si dhe potencialin e turizmit kulturo. Si në fushën e arsimit, ashtu edhe
në kulturë do të inicojmë bashkëpunim me institucionet simotra në rajon, me qëllim
të këmbimit të praktikave dhe përvojave të mira.
www.levizjabesa.mk