Page 11 - Programa Gostivar.cdr
P. 11
VOTO
Gostivari sot është në udhëkryq. Është koha për një filozofi të re komunale,
të denj për qytetarët. Gostivari ka nevojë për një model të progresit shoqëror që
siguron një ekuilibër të ri politik, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe në shërbim
të qytetarëve pa dallime.
Ekonomia gostiavrase ka ende energji të paçliruar. Ne do ta “rindërtojmë"
modelin e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenien ekonomike përmes projekteve
komunale, investimeve kapitale dhe investimeve të huaja duke synuar ta ulim
papunësinë, sidomos për të rinjtë.
Ne jemi për një komunë e cila do të garantojë sigurinë e investimeve dhe
mirëqenien e qytetarëve. Ku do të harmonizohen interesat e grupeve të interesit dhe
shtresave të ndryshme sociale.
Ekonominë e Gostivarit nga ekonomi konsumi do ta kthejmë në ekonomi
prodhimi dhe do të krijojmë vende pune. Ekonomi prodhuese - punësim i sigurt.
Si do ta bëjmë?
- Duke ofruar strategji 4 vjeçare për zhvillimin ekonomik lokal.
- Lëvizja BESA do të krijoj parakushtet kryesore për tërheqjen e investitorëve nga
vendi dhe nga jashtë, duke e ndërtuar infrastrukturën, standardizimin, lehtësimin e
procedurave administrative për ISO çertifikimin,zbatimi e drejtë të ligjit dhe krijimin
www.levizjabesa.mk