Page 13 - Programa Gostivar.cdr
P. 13

VOTO



    -Zhvillimi i (PPP) partneritetit publiko-privat në komunën e Gostivarit
    -Zhvillimi  i  turizmit  në  provincën  e  Gostivarit  do  të  përshpejtohet,  ndërtimi  i
    restoranteve   të reja , hoteleve qe do të përshpejtohet, dhe diversifikimi i jetës
    ekonomike, por dhe krijimin e vendeve te punes.
    -Nxitja e bashkëpunimit me institucionet finaciare ndërkombëtare në kreditimin e
    biznesit të vogël dhe të mesëm.

           Inkubator biznesi
           Në kuadër të Qendrës për Zhvillim Ekonomik Lokal do të themelojmë zyrën
    për Inkubator biznesi. Kjo zyrë do të jetë e obliguar që në një afat të caktuar kohor të
    përgatis   dokumentacionet e nevojshme për bizneset e reja, të hartoj projekte
    zhvillimore në bashkëpunim me kompanitë vendore dhe me univeristetin e USHT dhe
    UEJL.
           Si do ta bëjmë?
    - Ambient të sigurt që bizneset të jenë produktive, efikase dhe konkurrente, por edhe
    bashkëpunuese për arritjen e sukseseve.
    - Asistencë profesionale për përgatitjen e biznes planeve të cilat duhet të kenë
    arsyeshmëri ekonomike dhe plotësimin e parakushteve për funksionim në kuadër të
    inkubatorit.
    -  Asistencë  dhe  lehtësim  të  procedurave  për  regjistrimin  dhe  funksionimin  e
    kompanive të reja.
    Hapat  konkret:  Asistencë  për  nxjerrjen  e  lejeve  dhe  licencave  të  nevojshme,
    asistencë për shërbimet e kontabilitetit, asistencë për shërbimet juridike, asistencë
    për promovimin e biznesit.

         www.levizjabesa.mk
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18