Page 27 - Programa SARAJ.cdr
P. 27
VOTO Sarajin
12. Vendbanimi Gërçec - Mirëmbajtja e ndriçimit rrugorë, bekatonizimi i disa
rrugicave - rregullimi i një fushe të sportit.
13. Vendbanimi Kondovë: - Pastrimi i deponive rreth lumit Vardar,
bekatonizimi dhe asfaltimi i disa rrugicave, kanalizimi për disa rrugë që kanë mbetur
pa lidhur me kanalizimin e këtij fshati, rregullimi i stadiumit në shkollën fillore
“Bajram Shabani” ndërtimi i një ure që lidh Kondovën me Sarajin, mirmbajtja e
ndriçimit publik, qarkore (unazë) te pompa e benzinës në Saraj.
14. Vendbanimi Sfillare e poshtme: - Rregullimi dhe mirmbajtja e koritës së
rekës që kalon në mes të fshatit, përfundimi i rrjetit të kanalizimit, sallë sporti në
shkollën fillore, kënd lojrash për fëmijë, zgjidhja e problemit të fushës së sportit,
vendosja në funksion dhe mirmbajtja e permanente e së njëjtës.
15. Vendbanimi Kopanicë: - Vendosjen e rezervuarit për rregullimin e
problemit me ujin e pijshëm, përfundimin e kanalizimit, bekatonizimi i disa rrugicave,
mirmbajtja e ndriçimit publik, pastrimin dhe mirmbajtjen e mbeturinave në rrugën
Kopanicë- Bojanë, hapja e një rruge alternative nga vendi i quajtur bregu i bardh
Kopanicë-Rashçe.
16. Vendbanimi Bojan: - Vendosjen e rezervuarit për rregullimin e problemit
me ujin e pijshëm, ndërtimi i kanalizimit, mirmbajtja e ndriçimit publik.
www.levizjabesa.mk