Page 23 - Programa SARAJ.cdr
P. 23

VOTO                                                     Sarajin



    ·      Pastrimi dhe larja e rrugëve dhe trotuareve.
    ·      Plan aksional për aktiviteteve edukuese dhe sensibilizuese për çështjet
    ekologjike.


           Decentralizim institucional
           Për Lëvizjen BESA decentralizimi i tërësishëm i pushtetit lokal do të jetë
    prioritet, sepse pushteti qëndror nuk mund të merret me të gjitha probemet lokale.
    Lëvizja BESA do të angazhohet për decentralizimin e plotë: politik, administrativ dhe
    financiar.
           Më i rëndësishëm është buxheti. Pa decentralizim fiskal nuk ka pushtet të
    pavarur  lokal.  Formimi  i  sistemit  adekuat  për  financimin  e  njësive  të
    vetëadministrimit lokal, është njëra ndër punët më të rëndësishme në procesin e
    decentralizimit. Ky është një ndër prioritet e qasjes së partneritetit të Republikës së
    Maqedonisë së Veriut me BE, pa të cilin nuk ka zhvillim normal demokratik në nivel
    lokal.
           Edhe pas dy dekadave procesi i decentralizimit nuk është plotësuar në
    vëllimin dhe dinamikën e pritur. Si e tillë Republika e Maqedonisë së Veriut hyn në
    grupin e vendeve me decentralizim të mesëm.
    Hapat që duhet ndjekur?
    ·      Decentralizim fiskal;
    ·      Një  nga  prioritetet  e  vetqeverisjes  lokale  për  Lëvizjen  BESA  do  jetë
    angazhimi për kalimin e ingerencave institucionale nga disa ministri në komunat të
    cilat janë të përgatitura edhe institucionalisht të bëjnë bartjen e përgjegjësive;

         www.levizjabesa.mk
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28