Page 22 - Programa SARAJ.cdr
P. 22
VOTO Sarajin
EKO Komunë.
Si do ti zgjidhim problemet ekologjike?
· Partneritetit publiko-privat për ndërtimin e një fabrike për reciklimin e
mbeturinave, në bashkëpunim me qeverinë dhe komunën e Sarajit me çka do
mundësojmë eleminimin e plotë të deponive të egra, ruajtjen e shëndetit dhe hapjen
e vendeve të reja të punës;
· Planimetri të detajuar për kazanat e mbeturinave në gjithë territorin e
komunës së Sarajit;
· Vendosjen në funksion të plotë të Ndërmarjes Publike Komunale dhe ritjen e
kapacitetit dhe resurseve njerzore dhe maqinerike me qëllim që komuna e Sarajit të
renditet si një ndër komunat më të pastërta dhe më të mira në mirmbajtjen e
higjienës komunale;
· Plan aftmesëm për zgjërimin e hapësirave të gjelbërta;
· Sanksione finansiare dhe përgjegjësi ligjore për të gjithë ata që ndotin
ambientin jetësor dhe që hudhin mbeturinat pa kontroll;
· Finansim vjetor për OJQ të angazhuara në sektorin e ambientit jetësor si dhe
aplikime në fondet evropiane për ndryshime klimatike;
· Në bashkëpunim me qeverinë do të subvencionojmë klimatizerët dhe
panelët solar ,e qëllim që të ulet niveli i ndotjes nëpërmjet ngrohjes me dru dhe
djegies së biomasave;
· Përcjellje e rregulltë e ndotësve të ambientit (ujit, ajrit dhe tokës), dhe
sanksionimin e tyre;
www.levizjabesa.mk