Page 14 - Programa Gostivar.cdr
P. 14

VOTO




                                             - Përkrahje do të jepet për aq kohë sa biznesi të mund të jetë i suksesshëm, të
                                             funksionoj në kushtet e tregut që i ofron Gostivari dhe Maqedonia, por jo me gjatë se
                                             3 vjet.
                                             - Të gjitha shërbimet e ofruara nga zyra Inkubatori i biznesit do të jenë falas, me
                                             qëllim që ekonomia lokale të zhvillohet dhe të hapen vende të reja të punës.

                                                    Turizmi, shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik

                                                    Gjithnjë e më tepër po dëshmohet se turizmi është një burim i rëndësishëm i
                                             gjenerimit të të ardhurave dhe krijimit të vendevetë punës në shumë ekonomi.
                                             Turizmi në vete ndërlidh një numër të madh industrish dhe shërbimesh, duke e

                                             përfshirë dimensione sociale, kulturore dhe mjedisore përtej zhvillimit fizik dhe
                                             marketingut.
                                                    Si do ta zhvillojmë turizmin?
                                             - Lëvizja BESA do të angazhohet për hartimin e një strategjie afatgjate për zhvillimin
                                             e turizmit, duke siguruar njëofertë të gjithmbarshme turistike.

                                             - Përkujdesje dhe angazhim për mirëmbajtjen dhe merremetimin e infrastrukturës
                                             së pikave turistike të qytetit: Kulla e Sahatit
                                             -  Themelimin  e  qendrës  informuese  për  turistët  dhe  vendosjen  e  tabelave

                                             informuese me hartën e qytetit.

                                                                                                www.levizjabesa.mk
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19