Page 15 - Programa Gostivar.cdr
P. 15
VOTO
- Zhvillim të turizmit malor, nëpërmjet përkrahjes së sektorit civil.
-Mbështetje nëpërmjet projekteve konkrete për kultivimin e zejeve tradicionale,
prodhimin e veglave muzikore dhe veshjes kombëtare.
- Në bashkëpunim me Ministrisë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave,
do krijojmë zona të veçanta për zhvillimin e qendrave rekreative turistike ku do
promovohet agroturizmi, turizmi rural si dhe turizmi malor.
- Subvencionime përmes granteve të pakthyeshme për ide kreative biznesore.
Rinia dhe sporti
Zhvillimi i teknologjisë dhe mungesa e aktiviteteve jashtë shkollore, si dhe
mungesa e infrastrukturës sportive, janë arsyet kryesore pse të rinjtë gostivaras
janë shumë pak të përfshirë në aktivitete sportive.
Meqë kjo mungesë e aktiviteteve fizike, ndikon drejtë për drejtë në zhvillimin
psiqik dhe fizik të fëmijëve tanë, Lëvizja BESA do ndërmarrë hapa konkret për
përkrahje më të madhe të sportit.Mendja e shëndosh në trup të shëndosh.
Lëvizja BESA do t'i inkurajoj dhe përkrah të rinjtë nëpërmjet projekteve të
veçanta, si në shkolla ashtu edhe në familje, sepse sporti është i rëndësishëm në
jetën sociale dhe në shëndetin tonë, ndikon në reduktimin e stresit dhe depresionit,
www.levizjabesa.mk