Page 4 - Programa SARAJ.cdr
P. 4
VOTO Sarajin
I. Vizioni
Lëvizja BESA në këto zgjedhje lokale paraqitet me parime të pandryshueshme,
objektiva strategjike dhe objektiva specifike me qëllim të një qeverisje efikase.
Përmirësimi i jetës së qytetarit, infrastrukturë të rregulluar, mjedisi i pastër,
ofrimi i shërbimeve publike cilësore, modernizim përmes digjitalizimit etj, janë
disa nga elementet në vizionin tonë qeverisës. Lëvizja BESA synon krijimin e
komunave funksionale, të bazuara në transparencë dhe llogaridhënje. Qytetari ka
të drejtë të bashkëqeverisë, të dij dhe të kërkoj llogari për funksionimin e
Komunës.
II. Parimet bazë të qeverisjes:
· Rend dhe zbatim i ligjit;
· Menaxhim efektiv, ekonomik dhe efikas;
· Transparenca në vendimmarrje;
· Dialog dhe partneritet me qytetarët;
· Përgjegjshmëria dhe transpareca në shpenzimin e fondeve publike dhe
disponimi i burimeve publike;
· Përgjegjësia për të drejtat, sigurinë dhe prosperitetin e banorëve të
komunës.
www.levizjabesa.mk