Page 9 - Programa SARAJ.cdr
P. 9

VOTO                                                     Sarajin




    ·      Gjatë mandatit katër vjeçar, planifikojmë sjelljen e dy investitorëve të
    huaj nga diaspora shqipëtare të cilët janë të interesuar të investojnë në komunën
    e Sarajit në hapjen e dy fabrikave për përpunimin dhe prodhimin e kartonit dhe
    plastikës me një investim privat afro 5 milion euro dhe me këtë investim
    planifikohet të hapen afër 300 vendeve të reja të punës;
    ·      Hapjen e tregut të gjelbërt – Meqë në komunën e Sarajit kemi një numër
    të madh të banorëve të cilët meren me bujqësi, agronomi ne planifikojmë për së
    pari herë në komunën e Sarajit, me qëllim të organizimit të shitjes së pemë -
    perimeve me një vend të koncentruar dhe kjo sigurishtë se do lehtësoj punën e
    të gjithë bujqëve dhe blegtorëve që veprojnë në komunën e Sarajit;
    ·      Duke i stimuluar prodhimet vendor, do të krijojmë më shumë lehtësira
    dhe do t'a ulim burokracinë administrative;
    ·      Do të ndihmojë hapjen e bizneseve të reja me projekte konkrete për
    zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në nivel lokal.


           Inkubator biznesi
    Në kuadër të Qendrës për Zhvillim Ekonomik Lokal do të themelojmë zyrën për
    Inkubator biznesi. Kjo zyrë do të jetë e obliguar që në një afat të caktuar kohor të
    përgatis  dokumentacionet e nevojshme për bizneset e reja, të hartoj projekte
    zhvillimore në bashkëpunim me kompanitë vendore.





         www.levizjabesa.mk
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14