Page 7 - Programa SARAJ.cdr
P. 7
VOTO Sarajin
Kulturë
Jeta kulturore e banorëve të Sarajit është një objektiv i rëndësishëm për
Lëvizjen BESA. Prandaj, Lëvizja BESA nëpërmjet projekteve konkrete do të hap për
së pari herë Shtëpinë e Kulturës në komunën e Sarajit dhe do t'i përkrah
punëtorët e kulturës, ansamblet, shoqëritë kulturore dhe artistike.Si në fushën e
arsimit, ashtu edhe në kulturë do të inicojmë bashkëpunim me institucionet
simotra në rajon, me qëllim të këmbimit të praktikave dhe përvojave të mira.
Çfarë do të bëjmë?
· Për herë të parë Sarajin do ta bëjmë me Shtëpi Kulture;
· Për herë të parë Sarajin do ta bëjmë me Biblotek dhe Leximore;
· Mbështetje finansiare në fushën e artit, kulturës, kreativitetit dhe rolit të
kulturës;
· Mbështetje financiare për Shoqëritë Kulturore Artistike të Sarajit në
rritjen e potencialit të tyre;
· Mbështetje finansiare për Festivalet Folklorike Ndërkombëtare.Saraji do
të vizitohet nga ansamble të ndryshme rajonale dhe më gjërë, duke dëshmuar
vlerat për traditën, kulturën, mikpritjen, ne do të ndërtojmë ura komunikimi
kulturor nëpërmjet valleve dhe këngëve popullore. Qëllimi kryesor: mysafirët të
vizitojnë qendrat kulturore, të njihen me traditën dhe zakonet karakeristike të
Sarajit.
www.levizjabesa.mk