Page 5 - Programa SARAJ.cdr
P. 5

VOTO                                                     Sarajin


    III.   OBJEKTIVAT STRATEGJIKE
    ·      Krijimi i një mjedisi të sigurtë dhe me perspektivë, për të jetuar me
    infrastrukturë të rregulluar dhe mjedis të pastër;
    ·      Inkurajimi i biznesit të vogël dhe të mesëm si dhe stimulimi i interesave
    për investime;
    ·      Ofrimi i shërbimeve publike cilësore;
    ·      Zhvillimi i trashëgimisë historike dhe potencialit turistik.


    IV.    OBJEKTIVAT SPECIFIKE STRATEGJIKE
    Arsim cilësor, mundësi e barabartë për të gjithë
    Meqë arsimi konsiderohet bërthama e zhvillimit të shoqërisë,Lëvizja BESA do të
    angazhohet për pavarësi të plotë të institucioneve të arsimit fillorë dhe të mesëm
    duke pasur prioritet rritjen e cilësisë. Një gjë e tillë është parakusht për arsim
    kualitativ.

    Çfarë do të bëjmë?
    ·      Do të angazhohemi që profesioni i  mësuesit të bëhet profesion me
    prestigj;
    ·      Do të përmisojmë  infrastrukturën e objekteve arsimore me dhënie
    prioritet shkollave që janë me nevojë më urgjente për investim;
    ·      Restaurimin e stadiumeve dhe terreneve argëtuese në kuadër të
    shkollave;
    ·      Do pajisim institucionet arsimore me mjete bashkëkohore;

         www.levizjabesa.mk
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10