Page 20 - Programa Vrapcisht Final.cdr
P. 20
VOTO Vrapçishtin
Në bashkëpunim me ministritë resoriale të financuara përmes institucioneve
financiare ndërkombëtare do të hartojmë projekte për:
· Realizimin e projekteve kapitale për furnizim me ujë të pastër për pije;
· Ndërtimin e kanalizimeve dhe largimin e ujërave të zeza;
· Mirëmbajtjen dhe përmirësimin e ndriçimit publik;
· Ndërtimin, mirëmbajtjen, rekonstruimin dhe mbrojtjen e rrugëve lokale, rrugëve dhe
objekteve infrastrukturore;
· Rregullimin dhe mirëmbajtjen e shtratit të lumenjve në territorin e komunës;
· Rregullimin dhe mirëmbajtjen e gjelbërimeve publike;
· Ndërtimin e çerdheve për fëmijë;
· Modernizimin e tregut të gjelbërt;
· Themelimin e njësitit të zjarrfikësve dhe mbrojte nga fatkeqësitë natyrore
· Ndërtimin e Ambulancës komunale - Mbrojtja shëndetësore është e përfaqësuar
pjesërisht në territorin e komunës së Vrapçishtit edhe atë vetëm në disa fshatra dhe me
orar të shkurtuar të punës. Duke e marrë parasysh numrit e përgjithshëm të banorëve të
komunës, një pjesë e banorëve në territorin e kësaj komune (veçanërisht fshatrat malor)
mbeten pa mbrotje shëndetësore, respektivisht janë të detyruar që për probleme më të
vogla të drejtohen deri në qytetin e Gostivarit. Në udhëheqjen tonë me Komunën e
Vrapçishtit, në bashkëpunim me Ministrinë e shëndetësisë do të bëjmë përpjekje për hapjen
e një institucioni shëndetësor që do të shërbej për të gjithë banorët e komunës, i cili do të
japë shërbime gjatë 24 orëve.
www.levizjabesa.mk