Page 16 - Programa Vrapcisht Final.cdr
P. 16
VOTO Vrapçishtin
dhe rendin publik, të përmirësojmë shërbimet publike.
· Do të krijojmë shërbim të ri komunal - Polici komunale. Detyrat dhe obligimet:
vendosja e rendit në parkimin e automjeteve, sanksionimi i personave që ndotin
ambientin jetësor, mbrotjen e fëmijëve nga aksidentet eventuale në afërsi të
shkollave, rritjen e sigurisë në komunën tonë.
· Zgjidhje afatgjate të problemit me qentë endacak. Do të ndërtojmë një qendër për
trajtimin dhe përkujdesjen e qenve endacak.
Bashkëpunimi politik, kohezioni social, integrimi i grupeve të interesit, komunë
përgjegjëse dhe qytetar të përgjegjshëm, ekonomi solide dhe shanse të barabarta për punë
sipas aftësive. Janë premtimet kryesore që Lëvizja BESA i ofron si forcë progresive për
banorët e komunës sonë.
KOMUNË EKOLOGJIKE – MJEDIS I PASTËR
Mjedisi në të cilin jetojmë është shumë i rëndësishëm për një jetë cilësore të të gjithë
banorëve të komunës sonë.
Si rezultat i keqmenaxhimit Komuna e jonë ka problem elementar me grumbullimin, bartjen
dhe sistemimin e mbeturinave. Kjo ka mundësuar formimin e mini deponive të egra brenda
territorit të komunës sonë. Dështim total në menaxhimin e ujit të pijshëm, prerjen e drunjve
pa kritere, ndotjen e ajrit dhe kontrollimin e ndotësve kryesor.
Lëvizja BESA do të angazhohet për një sistem ekologjik te suksesshëm me një program
dhe strategji afatgjate për zhvillimin e mëtejshëm të objektivave në ruajtjen e natyrës dhe
www.levizjabesa.mk