Page 18 - Programa Vrapcisht Final.cdr
P. 18

VOTO                                                    Vrapçishtin




                                                DECENTRALIZIM INSTITUCIONAL
                                                Pas  shpalljes  së  pavarësisë  në  vitin  1991,  Republika  e  Maqedonisë  së  Vertiut  e
                                             përqendroi gjithë pushtetin politik dhe ekonomik në kryeqytet. Kjo rezultoi me një zhvillim të
                                             shpejtë të rajonit të Shkupit dhe e thelloi pabarazinë zhvillimore të rajoneve tjera.
                                                Në  vitin  2002  u  miratua  Ligji  për  Vetëqeverisje  Lokale,  me  të  cilin  përcaktohen
                                             kompetencat e komunave, përkatësisht që komunat në mënyrë të pavarur të mund t'i
                                             rregullojnë dhe kryejnë punët që janë me interes publik dhe me rëndësi lokale.
                                                Për Lëvizjen BESA decentralizimi i tërësishëm i pushtetit lokal do të jetë prioritet, sepse
                                             pushteti qëndror nuk mund të merret me të gjitha probemet lokale. Lëvizja BESA do të
                                             angazhohet  për  decentralizimin  e  plotë:  politik,  administrativ  dhe  financiar.  Më  i
                                             rëndësishëm është buxheti. Pa decentralizim fiskal nuk ka pushtet të pavarur lokal. Formimi
                                             i sistemit adekuat për financimin e njësive të vetadministrimit lokal është një ndër prioritet e
                                             qasjes së partneritetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE, pa të cilin nuk ka
                                             zhvillim normal demokratik në nivel lokal.

                                                 Edhe pas dy dekadave procesi i decentralizimit nuk është plotësuar në vëllimin dhe
                                             dinamikën e pritur. Si e tillë Republika e Maqedonisë së Veriut hyn në grupin e vendeve me
                                             decentralizim të mesëm.








                                                                                                www.levizjabesa.mk
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23